fbpx

ENTI STATISTIKOR: NË BUJANOC DHE PRESHEVË AKTUALISHT JETOJNË 62000 SHQIPTARË

 

Bujanoc, 22. dhjetor 2022. Drejtori i Entit Republikan të Statistikave (ERS) Miladin Kovaçeviq tha se në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës janë 61.000 deri në 62.000 shqiptarë.
I pyetur se sa shqiptarë janë të regjistruar në këto tri komuna, Kovaçeviq është përgjigjur se “numri i përgjithshëm i fletëregjistrimeve të futura në bazën e të dhënave është rreth njëqind mijë, dhe se kontigjenti i popullatës rezidente aktualisht është diku rreth 61.000 – 62.000”, transmeton Fonet.
Bujanovaçke ka shkruar të mërkurën për rezultatet e para të regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, sipas të cilave në jug të Serbisë janë regjistruar gjithsej 123.852 qytetarë, por që sipas kritereve të ERS numri i banorëve është 84.169.
Kovaçeviq ka thënë se njëri nga sukseset e regjistrimit të sivjetëm është regjistrimi i rregullt në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
– Popullsia shqiptare ishte regjistruar siç duhet. Ajo pjesë e popullsisë e bojkotoi regjistrimin e popullsisë në vitin 2011. Tani kemi pasur bashkëpunim krejtësisht të qetë dhe normal, besim të plotë në Entin Statistikor Republikan – tha Kovaçeviq të mërkurën në prezantimin e rezultateve të para të regjistrimit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *