I RIU NGA LLUÇANI AKSIDENTOHET NGA NJË KAMION AFËR ALEKSINCËS

Bujanoc,  25. dhjetor 2022. (foto nga arkivi) – Një i ri (24) nga fshati Lluçan i Bujanocit ka humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku në magjistralen Beograd-Nish afër Aleksinacit, kur rreth orës 23:00 një kamion ka goditur veturën në të cilën ndodhej. Njëri nga dy pasagjerët në veturë ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa tjetri lëndime të lehta,i kanë konfirmuar Bujanovaçkes nga Qendra klinike në Nish. Shoferi i kamionit ka ikur.
Drejtuesi i makinës ka pësuar lëndime të rrezikshme për jetën. Jozyrtarisht mësohet se në veturë kanë qenë shtetas të Serbisë të cilët janë me punë të përkohshme në Gjermani, të cilët kanë ardhur në Serbi me rastin e festave të fundvitit, raporton Blic.
Policia është në kërkim të shoferit të kamionit i cili u largua pas aksidentit.
Në Qendrën Klinike të Nishit thonë se mbrëmë janë pranuar tre pacientë me trauma dhe politrauma të marra në një aksident trafiku.
-Pacienti E.A. (32) u shtrua në gjendje të rëndë të përgjithshme, me dy plagë të mëdha të kokës, të cilat u rehabilituan menjëherë në reanimacion. Pas një diagnoze urgjente sipas protokollit të traumës, janë konstatuar lëndime të rënda neurokirurgjikale në kokë – gjakderdhje në tru, lëndime në gjoks dhe mushkëri, frakturë e hapur në pjesën e sipërme të krahut të majtë dhe lëndime të kockave të fytyrës. Pacienti është shtruar në repartin e terapisë intensive të Klinikës së Anestezisë në QK Nish.
Pacienti E.A. (47) pas diagnostifikimit është përcjellë në repartin e kirurgjisë torakale, janë konstatuar lëndime në gjoks – thyerje të brinjëve dhe sternumit. Aktualisht në gjendje stabile, i shtruar në Klinikën për Kirurgji Torakale të Qendrës Mjekësore Universitare të Nishit për monitorim të mëtutjeshëm të gjendjes shëndetësore, njoftojnë nga Qendra klinike e Nishit.
Pacienti i tretë N.A. (54) i cili është sjellë në QK Nish nuk është mbajtur për trajtim sepse pas diagnostifikimit nuk janë konstatuar lëndime që kanë kërkuar trajtim mjekësor spitalor. Pas konsultimit, pacienti nuk është mbajtur, me rekomandim për monitorim të mëtejshëm të gjendjes shëndetësore.
Policia bën me dije se janë përplasur një automjet tip Opel Zafira me targa gjermane dhe një kamion me rimorkio me targa turke. Aksidenti ka ndodhur në pjesën e autostradës ku po kryhen punimet, ndaj qarkullimi bëhet në dy korsi.

Babai i të riut të vdekur ka pësuar lëndime të lehta, mëson jozyrtarisht “Blic”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *