PËR KËSHILLIN KOMBËTAR KOMUNA E BUJANOCIT NDANË 5 MILIONË DINARË, PRESHEVA 0

Bujanoc, 27. dhjetor 2022. Komuna e Bujanocit në vitin 2023 do ta financojë Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) me 5 milionë dinarë, Medvegja për KKSH-në ndanë 400 mijë dinarë, ndërsa Komuna e Preshevës nuk do t’i japë asnjë dinar. Për këtë, kryeshefi i KKSH-së, Ragmi Mustafa, e ka quajtur klloun presidentin e Preshevës Shqiprim Arifi.

Mustafa thotë se është krejtësisht e pakuptueshme që një komunë e dominuar nga shqiptarët të mos ketë mjete buxhetore për aktivitetet e KKSH-së.

“Për më tepër, kryetari i Preshevës, njëherit edhe i ApN-së, në zgjedhjet e mbajtura kohë më parë, për të parin e KKSH propozon “djalin e komamdantit”, ndërkaq një muaj më vonë nuk parasheh asnjë dinarë për të njëjtin institucion. Kaq e kishe manipulues. Të doli boja me instrumentalizimin e UÇPMB-së. Sepse asnjëherë nuk e ke pasur përnjëmend e me gjithëmend. Je një palaço.”, i tha Mustafa kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Në zgjedhjet e KKSH-së më 13 nëntor fitoi Partia për Veprim Demokratik (PVD) me Mustafën si kandidat për kryetar.

Lista e Arifit e kryesuar nga Levent Qazimi, djali i Ridvan Qazimit, i njohur si komandant Lleshi, ka marrë 300 vota më pak.

Më pas PVD nisi konsultimet për një shumicë të re në KKSH, të cilat ende nuk kanë përfunduar.

KKSH: VERIFIKOHEN MANDATET E ANËTARËVE, MBETEN EDHE 30 DITË AFAT PËR FORMIMIN E SHUMICËS




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *