RIAKREDITIMI I SHTËPISË SË SHËNDETIT: KONFIRMIM I MBROJTJES SHËNDETSORE KUALITATIVE TË BUJANOCASVE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 28. dhjetor 2022. Shtëpia e shëndetit në Bujanoc të mërkurën ka pranuar certifikatën e riakreditimit, me të cilën vërtetohet se ky ent i përmbush të gjitha standardet dhe procedurat e parapara në kujdesin shëndetësor. Enti tashmë ka pasur akreditim, ndërsa tani është riakredituar, që do të thotë se vazhdon me punë cilësore në të mirë të qytetarëve, thotë drejtoresha, dr. Daliborka Pavlloviq.
– Akreditimi i mëparshëm ishte i vlefshëm për shtatë vjet, që është maksimumi, ndërsa edhe tani e kemi marrë për atë periudhë, që është një tregues se sa mirë janë bërë punët në institucionin tonë, sepse akreditimi mund të jetë i vlefshëm për një periudhë dukshëm më të shkurtër – thotë drejtoresha.
Procesi i riakreditimit ka përfunduar në fund të shtatorit dhe tani ka mbërritur konfirmimi zyrtar nga Agjencia për Akreditimin e Institucioneve Shëndetësore të Serbisë.
– Certifikata do të thotë se ne i përmbushim të gjitha standardet dhe procedurat e përcaktuara nga Agjencia, sa i përket procedurës me pacientët me Covid, pacientët emergjentë dhe në fusha të tjera të punës – thotë Dr. Pavlloviq.
Ajo paraprakisht ka thënë se Shtëpia e shëndetit në Bujanoc është një nga institucionet e pakta në jug të Serbisë që ka kaluar akreditimin, e tani edhe riakreditimin.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *