MATURANTËT E RINJË NGA BUJANOCI ZGJODHËN BIOLOGJINË PËR TESTIN E TRETË

Shkruan: I. Jovanoviq

Bujanoc, 5 janar 2023. Numri më i madh i nxënësve të klasës së tetë nga Bujanoci zgjodhën biologjinë si test të tretë në provimin përfundimtar. Maturantët e shkollës fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc dhe SHF “Muharem Kadri” në Tërnoc zgjodhën edhe historinë e kiminë ndërsa asnjëri nga nxënësit nuk zgjodhi gjeografinë dhe fizikën.
Nga gjithsej 77 nxënës të klasës së tetë të shkollës fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, kanë aplikuar 76. Përqindja më e lartë e maturantëve, më saktësisht 78 për qind (59 nxënës), kanë zgjedhur biologjinë në testin e tretë në Provimi përfundimtar.
Kjo pasohet nga historia me 21 për qind (16 nxënës), ndërsa vetëm një nxënës ka zgjedhur kiminë.
“Asnjë nga nxënësit nuk zgjodhi gjeografinë dhe fizikën,” tha për Bujanovačke drejtori i shkollës Nenad Tasiq.
Situatë e ngjashme ekziston edhe në shkollën fillore “Muharem Kadri” në Tërnoc.
– Shkolla jonë ka 60 maturantë, shumica prej tyre zgjodhën si test të tretë në provimin përfundimtar biologjinë dhe historinë, ndërsa kiminë e zgjodhën vetëm 4 nxënës të klasës së tetë. Nuk ka pasur të interesuar për gjeografi dhe fizikë – tha për portalin tonë drejtori Vahid Iseni.
Ministria e Arsimit njoftoi se 64 363 nxënës të klasës së tetë zgjodhën një nga pesë lëndët për t’iu nënshtruar testit të tretë në provimin përfundimtar ndërsa 197 nuk u deklaruan.
70,7 për qind e aplikimeve (45,532) kanë ardhur në mënyrë elektronike, përmes portalit Shkolla ime e mesme dhe 29,3 për qind e nxënësve (18,831) kanë aplikuar drejtpërdrejt në shkollë.
-Në periudhën në vijim, nëse dikush nuk ka mundur të regjistrohet për arsye specifike dhe të justifikuara, nuk duhet të shqetësohet, do të ketë mundësi ta bëjë këtë në shkollë nga data 23 deri më 27 janar. Gjatë asaj periudhe nxënësit do të mund të kontrollojnë zgjedhjen e tyre – tha ndihmësministri i Arsimit Milan Pashiq, transmeton Danas.
Ata që ndryshojnë mendje mund të ndryshojnë zgjedhjen e lëndëve që do t’i nënshtrohen si lëndë e tretë në maturën e vogël më 30 dhe 31 janar dhe me atë rast do të mund të korrigjojnë vendimin e tyre nëse rastësisht ka pasur ndonjë gabim. Kjo mund të bëhet vetëm në shkolla.
Pas kësaj, në portalin e Shkolla e mesme e imja dhe drejtëpërdrejtë në shkolla do të publikohen deklarimet e nxënësve mbi testin që do t’i nënshtrohen si test i tretë në provimin përfundimtar.
Ndihmësministri përkujtoi se të gjithë nxënësit mund të përgatiten për provimin përfundimtar përmes platformës eVežbaonica – http://www.evezbaonica.zvkov.gov.rs.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *