Bujanoc, 4 janar 2023. Akuzave të Alternativës për Ndryshim se Partia për Veprim Demokratik (PVD), të cilës i takon, dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH), të cilin ai e drejton, kanë keqpërdorur paratë e qeverisë së Kosovës duke ua shpërndarë bashkëpartiakëve të partisë së tij, Ragmi Mustafa përgjigjet se ata vijnë nga “shërbëtorë të progresistëve me synim marrjen e KKSH-së”.
“Shthurja në kor nga sejmenët e Progresistëve që kundërmon plehra shpifës degradues e denigrues ka për qëllim veq marrjen e KKSH-në., thotë Mustafa në Facebook.
Kjo nuk është hera e parë që ai lidh partinë e presidentit të Preshevës Shqiprim Arifi me Partinë Përparimtare Serbe (SNS).
Përveç Alternativës, edhe Partia Demokratike e Nagip Arifit dhe Lëvizja për Progres Demokratik e Shqiprim Musliut kanë shprehur dyshime për korrupsion gjatë shpërndarjes së parave nga Kosova në konkursin për organizata joqeveritare dhe individë nga Bujanoci dhe Presheva, të cilët zyrtarisht i kanë kërkuar Kryeministri të Kosovës të rishqyrtojë vendimin e 29 dhjetorit.
Mustafa po ashtu i ka quajtur akuzat të pakuptimta.
Ai shtoi se akuzuesit vetëm po tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë.
“Është esenciale në ruajtjen, mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Luginë përmes kulturës, arti, medias e sportit. Pra, nënkupton të jesh me parashkollorët, filloristët, gjimnazistët, studentët, shkollat e fudbollit, basketbollit e karates. Shtëpitë mediale e gazetarët e vërtetë. Me i dhonë shansin inovacionin e nismat individuale në kulturë e artë, e shumë të tjerë”, shkruan Mustafa.
MUSTAFA: SHËRBËTORËT E PROGRESISTËVE DUAN TA MARRIN KKSH-në
Bujanovačke5. Jan 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostRRITET NUMRI I PACIENTËVE NË AMBULANCËN KOVID, NJËRI DËRGOHET NË KRUSHEVC
Next PostORGANIZATAT E THEMELUARA PAK PARA DHE GJATË KOHËS SË KONKURSIT NGA KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR FITUAN 88.000 EURO