fbpx

VUÇIQ: TUBACIONIN E GAZIT DERI NË PRESHEVË

Bujanoc, 5 janar 2023. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Serbia do të ndërtojë tubacionin e gazit deri në Vranjë dhe Preshevë.

Në konferencën vjetore të së mërkurës mbrëma, ai prezantoi projektet e gazsjellësve të rinj në Serbi dhe po ashtu theksoi se do të ndërtohet hidrocentrali reverzibil Bistrica, si dhe Gjerdapi 3, transmeton Tanjug.
“Serbia do të ndërtojë tubacione të reja gazi dhe është e rëndësishme që ato të arrijnë në Vranjë dhe Preshevë, Tutin, Aleksandrovc, Prijepolje dhe Priboj, si dhe në Nova Varosh, Çajetinë, Valjevë dhe Lloznicë”, tha Vuçiq.
Sipas tij, plani është që të ndërtohen gazsjellësit për në Mitrovicë, por ka probleme politike.
Ai shtoi se financimi i të gjitha atyre projekteve është planifikuar në vitin 2023.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *