fbpx

BINGOJA E PARË PËR 2023 TËRHIQET NË BUJANOC, FITUESI TASHMË KA SHKUAR NË KIOSKUN QË I SOLLI FATIN

Shkruan: I. Jovanoviq

Bujanoc, 10 janar 2023. BINGO-ja e parë e këtij viti është tërhequr në Bujanoc, ndërsa shpërblimin prej 315.000 dinarë në lojën “Bingo plus” e ka fituar bashkëqytetari ynë, i cili biletën fituese ia ka paguar Mishko Arsiqit në kioskun në qendër të qytetit.
I pyetur nëse e ka idenë se kush mund të jetë fituesi me fat, Mishko përgjigjet për portalin tonë duke buzëqeshur:
– Ai ishte sot në mëngjes, e njoh. Bëhet fjalë për një mesoburrë nga komuniteti rom dhe kaq mund të them – thotë pronari i kioskës në sheshin Karagjorgje.
Ai shton se ky nuk është rasti i parë i një fituesi në vlerë kaq të madhe në Bujanoc, por i treti.
– BINGO-ja e parë u hodh para katër vjetësh, e dyta dy vjet më parë dhe më pas fatlumi ishte xhaxha Bora Dença – kujton Mishko.
Raundi i 1-rë i djeshëm i lojës së fatit BINGO padyshim që e lumturoi bashkëqytetarin tonë.
Numri serial i biletës fituese është 03719-021-0045 dhe është paguar më 2 janar 2023 në orën 13:10.
Bujanovaçke e uron fituesin fatlum dhe i dëshiruar që shpërblimin e fituar ta shpenzoj me shëndet dhe lumturi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *