BUJANOCI KA POZITË IDEALE PËR CENTRAL SOLAR, NJË SHEKULL FURNIZIM ME RRYMË PËR TËRË QYTETIN

Bujanoc, 10 janar 2023. Ndërtimi i një centrali diellor në Bujanoc do të siguronte energji elektrike për qytetin për 100 vitet e ardhshme, është përfundimi i një studimi në Stacionin Hulumtues në Petnicë.
Nxënësi i shkollës së mesme nga Novi Sadi, Vuk Bulatoviq, ka hulumtuar nëse do të ishte e vlefshme të ndërtohet një central diellor në zonën e Bujanocit, duke pasur parasysh se është një nga komunat më të pazhvilluara në jug të Serbisë, ndërsa ka një fluks të madh të energjisë diellore për shkak të pozitës gjeografike që ka.
– Në hulumtim është përdorur softueri për përpunimin e të dhënave hapësinore, duke marrë parasysh pjerrësinë e terrenit, orientimin e relievit dhe distancën nga lumi dhe vendet e mbrojtura kulturore dhe natyrore. Me mbivendosjen e shtresave është përcaktuar terreni më i përshtatshëm për ndërtimin e një centrali diellor në zonën përreth Moravës jugore – thuhet në këtë hulumtim, transmeton Blic.
Sipërfaqja e hapësirës së ndarë është 36,5 km2, dhe energjia e fituar vlerësohet në 135.7 milionë kilovat orë në ditë.
-Nëse në ekuacion i përfshijmë të gjitha ditët e vitit dhe rendimentin e paneleve diellore (15%), marrim sasinë prej 7.45 milionë megavat orë në vit. Kjo sasi energjie është e mjaftueshme për të furnizuar Bujanocin për gati 100 vitet e ardhshme – tregoi hulumtimi i Vukut.
Duhet theksuar se megjithëse ekziston potenciali për ndërtim, vihet në pikëpyetje fizibiliteti ekonomik i ndërtimit të vetë centralit diellor.
Ky projekt kërkimor u prezantua së bashku me shumë të tjerë në konferencën tradicionale vjetore “Hapi në shkencë”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *