fbpx

KOMUNA NDANË NGA BUXHETI 10.000 EURO PËR ANËTARËSI NË UNIONIN E KOMUNAVE SHQIPTARE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 10 janar 2023. Komuna e Bujanocit paguan 10 mijë euro në vit anëtarësi në Unionin e Komunave Shqiptare të Rajonit, mëson Bujanovaçka. Bujanovaçke ka tentuar të mësoj nga shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, Sali Salihi, dhe kryetari i Kuvendit, Enver Ramadani se çfarë kanë marrë qytetarët nga anëtarësimi në këtë Union – qëllimi parësor i së cilës është zhvillimi ekonomik dhe turizmi – por ata nuk iu përgjigjën thirrjeve dhe mesazheve tona.
Pagesa e anëtarësimit për vitin 2023 është miratuar në seancën e fundit të Këshillit komunal më 6 janar, me kërkesë të Unionit.
Bujanoci është anëtar i Unionit të Komunave Shqiptare që nga viti 2021, që do të thotë se nga paratë e të gjithë qytetarëve deri më tani për anëtarësi janë paguar 30 mijë euro.
Pranimi i Komunës së Bujanocit në Unionin e Komunave Shqiptare në Rajon është zyrtarizuar në mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm të Unionit, mbajtur në Tiranë në qershor të vitit 2021.
– Anëtarësimi i Bujanocit në këtë Asociacion është i një rëndësie të madhe, sepse bashkëpunimi me komunat tjera shqiptare në rajon do të na mundësojë zhvillim ekonomik, por edhe përparim në fushën e arsimit, kulturës, turizmit dhe sportit – tha atëherë kryetari i Komunës së Bujanocit. Nagip Arifi.
Përveç Bujanocit, Unioni përfshin komunat e Kosovës, Prishtinën, Pejën, Prizrenin, Ferizajin dhe Gjakovën, komunat shqiptare të Tiranës dhe Gjirokastrës; Tetovën, Çair dhe Gostivar në Maqedoninë e Veriut; Tuzi dhe Ulqini në Mal të Zi dhe Preshevën në Serbi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *