fbpx

ALTERNATIVA DËSHIRON TA ELIMINOJ KAMBERIN NGA KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR, I FTON PËR KOALICION NAGIPIN DHE MUSLIUN

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 11 janar 2023. Dështimin e Partisë për Veprim Demokratik (PvD) për të formuar shumicën në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve (KKSh), me partnerët e saj në pushtetin lokal në Bujanoc – Partinë Demokratike (PD) etë Nagip Arifit dhe Lëvizja për Progres Demokratik ( LDP) të Shqiprim Musliut – tani po përpiqet ta përdorë Alternativa për ndryshim duke i ftuar për koalicion Arifin dhe Musliun.
-Alternativa fton PD-në, LPD-në dhe Partinë Demokratike Shqiptare në negociata për ndërtimin e një lidershipi të ri në KKSh, duke mos e rrezikuar në asnjë mënyrë pushtetin lokal në Bujanoc – thonë nga Alternativa.
Partia e kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se në këtë mënyrë KKSh do ta largonte përfundimisht lidershipin e korruptuar të PVD-së, të Shaip Kamberit.
Përveç kësaj, siç thonë ata, KKSh do të mbrohej nga futja e masave administrative nga Beogradi, gjë që do të ndodhë nëse deri më 13 janar nuk arrihet marrëveshja për një shumicë të re.
-Qytetarët e Luginës së Preshevës dhe më gjerë kanë qenë dëshmitarë se në javët dhe muajt e fundit Këshilli ka qenë shembull i keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Marrëveshja jonë do t’i kthente dinjitetin këtij institucioni dhe do të kthente besimin në përfaqësimin e interesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës – thonë nga Alternativa.
Në zgjedhjet e 13 nëntorit, kjo parti mori rreth 300 vota më pak se PVD-ja fituese, por të dyja partitë fituan nga pesë vende në këshill.
Alternativa në Bujanoc është opozita e pushtetit komunal PD-PVD-LDP.
Për shumicën në KKSh nevojiten tetë vota dhe përveç Alternativës dhe PVD-së, që kanë nga pesë përfaqësues, partitë e Arifit dhe Musliut kanë nga dy, ndërsa PDSH-ja ka një.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *