fbpx

MILLKOVIQ: BUJANOCI I KA BLEGTORËT MË TË MIRË NË JUG TË SERBISË

 

Bujanoc, 11 janar 2023. Nga 309 ferma bujqësore në rrethin e Pçinit që do të marrin një sasi misri, si ndihmë nga Ministria e Bujqësisë, 206 janë në komunën e Bujanocit dhe Preshevës. “Ky është tregues se Bujanoci dhe Presheva kanë blegtorinë më të mirë dhe fondin më të madh blegtoral në jug”, thotë drejtori i Stacionit të veterinës në Bujanocit, Miodrag Millkoviq.
Blegtorët nga Bujanoci dhe Presheva do të marrin 350 tonë misër nga ministria, ndërsa të gjithë të tjerët në pjesën tjetër të rrethit të Pçinit do të marrin 100 tonë.
– Është mirëmbajtur fondi i bagëtive në Bujanoc dhe Preshevë, i cili është shumë i rëndësishëm për këto dy komuna. Ne kemi arritur një çmim më të lartë për qumështin dhe presim që shumica dërrmuese e viçave femra të mbeten në ferma, të mos shiten dhe ky është një nga parakushtet për zhvillimin e vazhdueshëm të blegtorisë – thekson Millkoviq.
Në fund të vitit të kaluar, Ministria hapi një thirrje publike për ndihmë blegtorëve, përkatësisht ekonomive bujqësore të regjistruara që merren me kultivimin e lopëve qumështore të amëzuara.
Millkoviqi dhe blegëtorët presin tani që qeveritë lokale të ndihmojnë në transportin e misrit që kanë marrë.
Bujanovačke shkroi vitin e kaluar për një grumbullues të ri të qumshtit, shfaqja e të cilit në këtë zonë më në fund çoi në rritjen e çmimit grumbullues të qumështit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *