fbpx

KOMUNA NDANË 15 MILION DINARË, HAPET KONKURSI PËR STUDENTË

 

Bujanoc, 13 janar 2023. Studentët e komunës së Bujanocit edhe sivjet do të marrin ndihmë të njëhershme financiare nga Komuna. Konkursi është shpallur dhe do të zgjasë nga 16 janari deri më 3 shkurt dhe për këtë janë ndarë 15 milionë dinarë.
Ndihma e njëhershme financiare ndahet për studentët që banojnë në territorin e komunës së Bujanocit.
Vitin e kaluar 605 studentë kanë marrë ndihmë nga buxheti i komunës.
Studentët më të mirë të Bujanocit, me notë mesatare prej 9,5 e më lart, morën nga 33.000 dinarë, kurse shumë më të vogël – 7.500 dinarë, morën studentët e vitit të parë, nota mesatare e të cilëve nga shkolla e mesme ishte më e vogël se 4.5.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *