ELITA DHE PLAY 017, KLUBET QË DO TA PREZENTOJNË BUJANOCIN NË TURNEUN E MINIBASKETIT “RAJKO ZHIZHIQ” NË BEOGRAD

Bujanoc, 16 janar 2023. Djemtë dhe vashat e dy klubeve të Mini basketbollit nga Bujanoci – Play017 dhe Elita, u shpërblyen me medalje, kupa dhe mirënjohje në Festivalin e 21-të Ndërkombëtar të Mini Basketbollit “Rajko Zhizhiq” që u mbajt gjatë fundjavës në Beograd.
Foto: Elita
– Më duhet të përmend se një nga mini-skuadrat tona të basketbollit të vajzave është përforcuar nga Vesna Rakoçeviq (vajza e basketbollistit tonë të famshëm Igor Rakoçeviq) – tha në njoftim trajneri i Play017, Nenad Stajiq.
Klubi Elita ishte i vetmi që përfaqësoi shqiptarët në turne. Siç theksojnë ata, në Beograd kanë shkuar falë ndihmës financiare të Qeverisë së Kosovës.
Ata shtojnë se turneu është vetëm një nga aktivitetet që i presin këtë vit rreth 70 lojtarë të rinj të këtij klubi.
Festivali ndërkombëtar i mini basketbollit “Rajko Zhizhiq”, i cili ruan kujtimin e të madhit të basketbollit dhe mbledh yjet e ardhshëm të basketbollit tonë, u mbajt nga 13 deri më 15 janar në Beograd.
Bujanovaçke i përgëzon të rinjtë shpresëdhënës dhe i uron shumë suksese në të ardhmen.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *