fbpx

NASALCA SHEMBULL PËR TË TJERËT: BANORËT LOKAL VEETË PO I RINOVOJNË TOALETET NË AMBULANCËN LOKALE

Bujanoc, 16 janar 2023. Banorët e fshatit Nasalcë të Bujanocit janë shembull i vërtetë i kujdesit ndaj komunitetit. Ata nuk presin që shteti apo komuna të përmirësojnë jetën e tyre, por janë vetë ata që po krijojnë kushte më të mira jetese për veten dhe fëmijët e tyre.
Bujanovaçke tashmë kanë shkruar për përpjekjet e mëhershme të Shoqatës “Nasalca”, ndërsa tani është radha e rinovimit të tualetit në ambulancën lokale.
“Renovimi i dy tualeteve në ambulancën e fshatit tonë ishte më se i nevojshëm”, thanë nga Shoqata për portalin tonë.
Siç thonë ata, falë kompanisë vendore “Pro Line”, janë siguruar dritaret, dyert dhe pllakat e qeramikës, ndërkaq punimet do të ekzekutohen nga mjeshtrit vendas Driton Ramadani dhe Rijad Shaqiri.
Nasalcasit vazhdojnë me vendosjen e standardeve në komunën e Bujanocit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *