fbpx

SHTETI EMËRON KRYETARIN E KËSHILLIT TË SHQIPTARËVE DHE ORGANIN E PËRKOHSHËM

Bujanoc, 14 janar 2023. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKK) për 60 ditët e ardhshme do të drejtohet nga kryetari dhe 4 anëtarë të zgjedhur nga ministria përkatëse, pasi në seancën e këtij institucioni të mbajtur mbrëmjen e së premtes, palët nuk kanë janë dakorduar për formimin e shumicës.
Pas zgjedhjeve të dhjetorit për anëtarët e këshillit të NSA-së, partitë nuk arritën të formojnë shumicën dhe të zgjedhin kryetarin brenda afatit ligjor që ishte deri në mesnatën e së premtes.
Më së shumti vota në zgjedhje fitoi Partia për Veprim Demokratik, lista e së cilës kryesohej nga Ragmi Mustafi, i cili drejtoi Këshillin në 4 vitet e mëparshme, por kjo parti dhe Alternativa për Ndryshim morën të njëjtin numër mandatesh, nga 5 secila .
Për krijimin e shumicës në KKSH nevoiten 8 vota nga gjithsejtë 15 anëtarë.
Lëvizja për Progres Demokratik e Shqiprim Musliut me dy mandate të fituara e kërkoi pozitën e kryetarit, gjë që PVD-ja, si fituese e zgjedhjeve nuk u pajtua.
Siç mësohet jozyrtarisht, në seancë nuk kanë marrë pjesë as dy këshilltarët e Partisë Demokratike të Nagip Arifit, kryetari i Bujanocit.
“Me aktvendim Ministria krijon një organ të përkohshëm drejtues nga radhët e anëtarëve të Këshillit kombëtar, duke pasur parasysh përfaqësimin e listave zgjedhore nga të cilat janë zgjedhur anëtarët. Trupi i përkohshëm do të ketë 4 anëtarë dhe kryetarin të emëruar nga ministri Tomislav Zhigmanov, ndërkohë që këta do ta udhëheqin Këshillin për 60 ditët në vijim, përkatësisht deri në zgjedhjet e reja”, shpjegon për Bujanovaçke një nga anëtarët e KKSH-së.
Ai shton se është e pakuptueshme që vetë shqiptarët kanë luajtur me një institucion shumë të rëndësishëm për komunitetin e tyre, duke marrë parasysh vetëm interesat personale.
“E përvetësuam modelin serb të luftës për pushtet, por ne e ç[sosëm edhe më tej duke e thyer mitin mbi unitetin e shqiptarëve”, komenton një nga bashkëbiseduesit tanë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *