NDRIÇIMI RRUGOR DO TË PUNOJË MË GJATË PAS ANKESAVE TË QYTETARËVE

Shkruan: I. Jovanoviq

Bujanoc, 17 janar 2023. Pas ankesave të qytetarëve të Bujanocit për ndriçimin rrugor të qytetit, ngase në mëngjes kur shkojnë në punë i pret errësira për shkak të mos funksionimit të ndriçimit, autoritetet në Administratën komunale kanë vendosur që ta ndryshojnë orarin e ndriçimit.
Të moshuarit nga Bujanoci kontaktuan portalin tonë pasi siç thonë ata kur shkojnë në punë ndjehen sikur janë në ndonjë film horror.
Ata që detyrohen të largohen nga shtëpia ndërmjet orës 5 dhe 6 të mëngjesit përballen me rrugë krejtësisht të errëta.
– Më duhet të eci rreth një kilometër në errësirë deri te vendi i punës, dhe përndryshe jetoj afër qendrës. Unë kthej kokën pas në çdo 5 metra, nga frika për sigurinë time. Nëse duan të kursejnë energjinë elektrike, duhet ta fikin nga ora 23:00 deri në orën 5:00 derisa bota normale është duke fjetur – thotë një nga lexuesit tanë.
Shefja e departamentit për investime dhe zhvillim, Fazila Azemoviq, na tha se sondat në stacionet e transformatorëve që diktojnë ndezjen dhe fikjen janë të rregulluara në lidhje me kohën kur errësohet dhe kur gdhihet.
Pasi kontrolloi cilësimet bazë të ndriçimit rrugor, ajo njoftoi një zgjidhje të shpejtë të problemit.
– Kam biseduar me servisin, ndriçimi eshte rregulluar qe te ndizet ne oren 16:30 dhe te fiket ne oren 5 te mengjesit. Tani do ta zhvendosim në orën 17:00 dhe do të punojë deri në orën 06:00, kështu që do ta mbulojmë edhe atë orë të mëngjesit për të cilën ankohen qytetarët – tha ajo.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *