RUZHDI HALILI: MBETEM NË KRYE TË KOMUNALISË

Bujanoc, 18 janar 2023. Zërat gjithnjë e më të shpeshta se Ndërmarrja Publike “Komunalia” në Bujanoc së shpejti do të marrë drejtor të ri, ndërsa Ruzhdi Halili do të tërhiqet nga ajo pozitë, sot i ka mohuar vetë Halili për Bujanovaçke.
Ai tha për portalin tonë se këtë e dëgjon për herë të parë dhe se informacioni nuk është i saktë.
Informatat për shkarkimin e Halilit arritën deri te Bujanovaçke nga disa burime, ndërsa arsyeja e shkarkimit thuhet se është pakënaqësia e pushtetit komunal me menaxhimin e tij të ndërmarrjes komunale.
Shefi i zyrës së kryetarit të komunës, Sali Salihi, nuk është përgjigjur në pyetjen nëse Halili mbetet në krye të NP “Komunalia”.
Bujanovaçke së fundi ka shkruar se punëtorëve të Komunalisë u detyrohen paga dhe se libreza e tyre shëndetësore nuk është e vërtetuar për shkak të detyrimeve të prapambetura.
Kandidati për të pasuar Halilin dyshohet se është Avni Ismaili, i cili tashmë ka udhëhequr Komunalinë nga viti 2012 deri në vitin 2016.
I pyetur nga portali ynë nëse do të jetë sërish drejtor, Ismaili është përgjigjur:
“Për momentin nuk ka asgjë për këtë.”
Kjo “për momentin” mund të tregojë se qeverisja ende po mendon për ndryshime në Komunali.
Më parë si zëvendësues i Halit përmendej Naser Asani, drejtori aktual i Farmacisë së qytetit, por raportohet se nuk dëshiron të ndryshojë pozicionin aktual për postin e drejtorit të një kompanie që është në krizë shumëvjeçare.
Mirëpo, gjendja aktuale nuk është aspak e mirë edhe në Farmaci, ku edhe pagat e punëtorëve vonohen për disa muaj, për të cilën ka shkruar edhe Bujanovaçke.
Edhe Halili edhe Asani janë kuadro të Partisë Demokratike të kryetarit të komunës Nagip Arifi ndërsa edhe Ismaili udhëhoqi Komunalinë gjatë njërit nga mandatet e mëparshme të Arifit.
Përndryshe, Kuvendi i Bujanocit para pak kohësh ia zgjati mandatin Halilit edhe për gjashtë muaj si kryetar i Autoritetit të Përkohshëm.
Ai është duke e udhëhequr ndërmarrjen e shërbimeve komunale që nga mesi i vitit 2020, kur Nagip Arifi mori në pushtetin komunal.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *