MINISTRJA KOSOVARE NË PRESHEVË, PO VERIFIKON SE SI PO SHPENZOHEN PARATË E PRISHTINËS

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 24 janar 2023. Ministrja e Arsimit e Kosovës, Arbërie Nagavci, ka vizituar të hënën Preshevën për t’u siguruar që paratë e qeverisë së Kosovës, të cilat shpërndahen nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH) në Serbi, të arrijnë tek ata për të cilët janë dedikuar.
Në shoqërinë e kryetarit të KKSH-së në mandatin e kaluar, Ragmi Mustafa, ministrja ka vizituar shkollat dhe çerdhet ku, siç thotë Mustafa, realizohen projekte ndihmash.
-Pothuajse 40.000 tekste shkollore për 4.010 nxënës të shkollave fillore, 950 tekste për fëmijë parashkollorë, 20 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta në entet parashkollore dhe shkollat fillore në Preshevë, kuzhinë në Entin parashkollor “8. Marsi” në Preshevë, promovim i librit për fëmijë “Magjia e jastëkut me zile” të autores Afërdita Salihu – Mustafa ka renditur projektet ku janë duke u shpenzuar paratë e Kosovës.
Përveç kësaj, shtoi ai, KKSH financon edhe 75 projekte të tjera me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në kuadër të memorandumit të nënshkruar nga ai dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në fund të vitit të kaluar.
“Realizimi i projekteve do ta mohojë çdo shpifës dhe çdo pesimist”, ka thënë Mustafa në Facebook.
Bujanovaçke më herët ka shkruar se partitë shqiptare në Bujanoc dhe Preshevë kanë kritikuar ashpër mënyrën se si KKSH, nën udhëheqjen e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), shpërndan para nga Kosova, duke akuzuar partinë e Shaip Kamberit për korrupsion dhe keqpërdorime në dobi të anëtarëve të saj.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *