Shteti ndihmon komunat e pazhvilluara

Bujanoc, 27. janar 2023. Qeveria e Serbisë miratoi Dekretin për përcaktimin e programit për përkrahje për komunat jashtëzakonisht të pazhvilluara, përfshirë Bujanocin, të cilët do të marrin gjithsej 365 milionë dinarë.
Qëllimi i Dekretit është të kontribuojë në përmirësimin e kapaciteteve infrastrukturore të komunave jashtëzakonisht të pazhvilluara, përmes ndërtimit dhe rindërtimit të infrastrukturës komunale, ndërtimit, rindërtimit dhe përshtatjes së objekteve në fushën e arsimit, shëndetësisë, turizmit, mbrojtjes sociale, kulturës, sportit dhe menaxhimit të ujrave, si dhe objekteve të tjera në pronësi të njësisë së vetadministrimit lokal, njoftoi Qeveria.
Risitë më të rëndësishme në Strategji kanë të bëjnë me njohjen dhe standardizimin e politikave dhe mekanizmave lokale për rininë, në mënyrë që të gjitha departamentet të mund të ndajnë më shumë fonde për të rinjtë dhe të kontribuojnë në bashkëpunimin ndërsektorial në fushën e mbështetjes rinore.
Për komunat jashtëzakonisht të pazhvilluara janë ndarë 365 milionë dinarë, ndër to është edhe Bujanoci.
Komunat për të cilat janë dedikuar mjetet janë: Aleksinci, Babushnica, Bela Palanka, Bllaca, Bojniku, Bosilegradi, Brusi, Bujanoci, Varvarini, Vladiçin Hani, Vllasotinca, Gaxhin Hani, Gollubaci, Dimitrovgradi, Dolevaci, Zhabari, Zhagubica, Zhitoragja, Knjazhevaci, Krupanji, Kurshumlija, Kuçeva, Libane, Ljig, Mali Zvorniki, Malo Crniqe, Medvegja, Meroshina, Mionica, Nova Varoshi, Opova, Petrovac na Mlavi, Presheva, Priboji, Prijepole, Razhanji, Rashka, Rekovac, Svrljigu, Sjenica, Surdulica, Trgovishte, Tutini dhe Crna Trava.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *