DREJTORI I “SEZAI SURROIT”: DJALOSHI NUK ËSHTË SULMUAR NGA QENTË ENDACAK BRENDA OBORRIT TË SHKOLLËS, SIÇ PO THONË DISA POLITIKANË

 

Bujanoc, 30. janar 2023. Qentë endacakë kanë sulmuar një vajzë në afërsi të Gjimnazit “Sezai Suroi”, pretendon politikani Arbër Pajaziti. Drejtori i shkollës, Zejni Fejzullahu, thotë për Bujanovaçke se askush nuk e ka raportuar një rast të tillë.
“Sot në oborrin e gjimnazit Sezai Suroi është sulmuar një nxënës nga qentë endacak dhe përveç traumës i kanë shkaktuar edhe lëndime fizike”, thuhet në publikimin e bërë javën e kaluar nga Arbër Pajaziti, nënkryetar i Alternativës për Ndryshim.
Drejtori i shkollës, Zejni Fejzullahu, thotë për portalin tonë, se askush nuk e ka raportuar rastin dhe se nuk ka ndodhur në oborrin e shkollës.
– Për atë rast kam dëgjuar, por jo në shkollë, mirëpo e kam marrë vesh përmes portaleve informative. Askush nuk na raportoi, askush nuk u ankua, që do të thotë se sigurisht nuk ka ndodhur në oborrin e shkollës, por jashtë tij– thotë Fejzullahu.
Kontrata me kompaninë Avenija nga Vërnjaçka Banja, e cila ishte angazhuar nga NP Komunalia për largimin e qenve të braktisur nga rrugët e Bujanocit, ka skaduar dhe pritet të nënshkruhet një kontratë e re, për të cilën më herët ka shkruar Bujanovačke.
Problemi i qenve endacak, siç thotë Fejzullahu, është i pranishëm kudo, ata shpesh i takojmë edhe brenda edhe jashtë shkollës, sikurse kudo nëpër qytet, por askush zyrtarisht deri më tani nuk është ankuar për ta.
Në statusin e tij, Pajaziti po ashtu thekson se para disa muajsh një mjek është sulmuar nga qen endacak në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, sikur që edhe qytetarët sulmohen çdo ditë nga qentë endacak në sheshin e qytetit.
Pajaziti apelon qytetarët që të kujdesen për veten e tyre, sepse pushteti lokal ka kohë që nuk kujdeset për ta, duke theksuar se vetëqeverisja lokale ka angazhuar NP Komunalia për largimin e qenve endacak, por ajo kompani nuk është e lidhur me këtë aktivitet.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *