E VJETRA PËR TË RENË: SHTETI PO STIMULON BLERJEN E AUTOMJETEVE EURO 6

 

Bujanoc, 30. janar 2023. Pronarët e automjeteve të vjetra me naftë do të mund të marrin së shpejti një subvencion prej rreth 2000 eurosh nga shteti për blerjen e një veture. Qeveria e Serbisë miratoi “Programin për Mbrojtjen e Ajrit”, i cili përfshin masa për çregjistrimin e një numri të caktuar veturash me standarde të vjetruara Euro 1, 2 dhe 3.
– Të gjithë ata që i posedojnë këto vetura dhe i riciklojnë do ta plotësojnë kushtin për marrjen e subvencionit për blerjen e veturave që i plotësojnë standardet e emetimit Euro 6 – tha për RTS Branko Stamatoviq, drejtor i Agjencisë për Siguri në Trafik.
Siç thuhet në “Programin e Mbrojtjes së Ajrit”, stimujt për blerjen e automjeteve ekologjikisht “më të pastra” do të arrijnë në 2100 euro për blerjen e një makine pasagjerësh, 2500 euro për blerjen e kamionëve të lehtë dhe 2900 euro për blerjen e autobusit.
-Qëllimi është të ulim ndotjen duke hequr nga rrugët pikërisht ato makina që ndotin më shumë, prandaj ideja është që ato makina të riciklohen dhe të shfrytëzohet subvencioni për të blerë një makinë tjetër të përdorur. Kushti kryesor është blerja e një veture standarde Euro 6 – shpjegoi Stamatoviq.
Sipas tij, Agjencia për Siguri në Komunikacion do ta zbatojë këtë procedurë dhe Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës do t’i sigurojë mjetet.
– Gjithçka bëhet në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Mjedisit. Realizimi i këtij programi pritet në fillim të vitit 2024 dhe planifikohet të realizohet për disa vite – tha Stamatoviq.
Mosha mesatare e veturave aktive në Serbi është 17.4 vjet, dhe qëllimi i këtij programi është që të ketë makina më të reja dhe teknikisht të shëndosha në rrugë, sepse përparësia ka siguria e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *