NË BUJANOC MUNGON MEDIKAMENTI PËR DIABETIN, PO PËRDORET EDHE PËR DOBËSIM

Shkruan: I. Jovanoviq

Bujanoc, 30. janar 2023. Ilaçi “Ozempik”, i cili përdoret për trajtimin e diabetit, është e pamundur të gjendet në barnatoret e Bujanocit, sepse muajt e fundit është blerë masivisht për një arsye të çuditshme – përdoret për humbje peshe.
– Ozempik është shumë i kërkuar, ka mungesë në të gjithë Serbinë pikërisht sepse njerëzit që nuk vuajnë nga diabeti e blejnë për të humbur peshë. As ne nuk e kemi as në stok – mëson Bujanovaçke në farmacinë e qytetit.
Ilaçi është i regjistruar ekskluzivisht për trajtimin e diabetit dhe duhet të jepet vetëm me recetë ose rekomandim të mjekut specialist.
– Fatmirësisht nuk kemi shumë pacientë që përdorin “ozempik” në trajtimin e diabetit, ndoshta vetëm dy prej tyre vijnë me recetë, por ilaçi është shumë i kërkuar muajt e fundit pikërisht sepse ndikon në rënien në peshë – shton bashkëbisedues i portalit tonë nga farmacia e qytetit.
Si çdo ilaç tjetër, siç thonë ata, edhe ky ka efekte anësore dhe nuk duhet të përdoret për qëllime për të cilat nuk është paraparë.
Kemi kontrolluar gjendjen në barnatoret private në Bujanoc dhe kemi konstatuar një situatë të ngjashme – medikamenti është kërkuar masivisht, por nuk është në dispozicion dhe nuk dihet se kur do të ketë furbizim të rregullt.
Përndryshe, përmes rrjeteve sociale u zbulua se ilaçi për diabetin përdoret edhe për humbje peshe. Një trend të tillë filluan ta promovojnë yjet e Hollivudit, ndërkohë që ky fenomen arriti edhe në Serbi. Që nga nëntori, personat që vuajnë nga diabeti ankohen për mungesë të barnave.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *