18 KUNDËRVATJET PËR TË CILAT DO TË KONFISKOHET AUTOMJETI

 

Bujanoc, 31. janar 2023. Vozitja nën ndikimin e alkoolit me më shumë se 1.2 promijë në gjak, refuzimi i testit të alkoolit, drejtimi pa patentë shoferi, shkelja e kufizimeve të shpejtësisë, tejkalimi i linjës së plotë – këto janë vetëm disa nga lista e 18 shkeljeve rrugore për të cilat automjeti do të konfiskohet.

E gjithë kjo është paraparë me ndryshimet e propozuara në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, raportojnë mediat kombëtare.

Vitin e kaluar 535 persona humbën jetën në aksidente trafiku, nga 500 mijë shkelje të shpejtësisë të regjistruara në vitin 2022, gati 3 mijë janë ata që u gjobitën për drejtim të dhunshëm.

Gjatë vitit 2022, më shumë se 61.500 shoferë janë përjashtuar nga trafiku për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe më shumë se 2.500 shoferë për shkak të substancave psikoaktive, ndërsa 190.000 janë gjobitur për mosvendosje të rripit të sigurisë.

– Dikush i cili në dy vitet e kaluara ka kryer kundërvajtje të rëndë, ngarje të dhunshme apo të ngjashme, dhe për këtë është dënuar dhe nëse ajo kundërvajtje përsëritet, automjeti i tij do të konfiskohet – thotë drejtori i Agjencisë për siguri në komunikacion, Branko Stamatoviq.

Komisioni për siguri në komunikacion vlerëson se masa e konfiskimit të përkohshëm të automjeteve nuk është e mirë. Ata thonë se duhet të jetë e përhershme.

Drejtori i Komisionit për Siguri në Komunikacion, Damir Okanoviq, është anëtar i komisionit që ka përgatitur draftin dhe ka deklaruar se çfarë risi mund të priten.

Kur bëhet fjalë për drejtuesit e mjeteve, drafti ndër të tjera parasheh konfiskimin e mjetit për shkeljet më të rënda, nëse bëhet fjalë për recidivistët, gjegjësisht për ata shoferë të cilët në dy vitet e mëparshme tashmë kanë qenë të dënuar ligjërisht për një nga shkeljet nga lista, deri në vendimin e formës së prerë procedurale për kundërvajtje, pavarësisht nëse shoferi është pronar i mjetit apo jo.

Okanoviq thekson se nuk bëhet fjalë për konfiskim të përhershëm të automjetit dhe thekson se Komisioni për Siguri në Komunikacion tashmë i ka dërguar propozim Ministrisë së Punëve të Brendshme për të bërë ndryshime në draft për konfiskim të përhershëm.

Qëllimi i ndryshimeve është që pjesëmarrësit e trafikut t’i bëjnë më seriozë dhe më të përgjegjshëm.

Këtu janë të gjitha shkeljet për të cilat automjeti juaj do të konfiskohet përkohësisht, sigurisht nëse miratohen ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në ligj:

1. Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit me më shumë se 1.2 promilë

2. Refuzimi i një analize të alkotestit ose testit mbi përqëndrimin e substancave narkotike .

3. Tejkalimi i shpejtësisë me më shumë se 100 km/h jashtë vendbanimit

4. Tejkalimi i shpejtësisë me më shumë se 90 km/h në vendbanim

5. Tejkalimi i shpejtësisë me më shumë se 60 km/h në zonën e shkollës ose zonën “30”.

6. Tejkalimi i shpejtësisë me më shumë se 50 km/h në zonën e trafikut të ngadaltë

7. Transportimi i një fëmije nën moshën 12 vjeç në sediljen e shoferit

8. Transportimi i një fëmije nën moshën 12 vjeç në një vend që nuk është i destinuar për t’u ulur (bagazh, panel instrumentesh, raft i pasëm, pjesë të jashtme të mjetit etj.)

9. Kalimi i të paktën 2 dritave të kuqe në semafor në më pak se 10 minuta

10. Parakalimi i një kolone sutomjetesh përgjatë vijës së plotë.

11. Drejtimi i mjetit pa certifikim mbi kategrinë pëtkatëse

12. Drejtimi i automjetit gjatë ndalimit të drejtimit të automjetit

13. Drejtimi i mjetit pas heqjes së patentës së drejtimit për shkak të pikëve të grumbulluara të dënimit

14. Drejtimi i automjetit gjatë përjashtimit të përkohshëm nga trafiku

15. Ngasja gjatë natës në një rrugë të pandriçuar pa drita në automjet

16. Parakalimi ose kalimi i një mjeti që është duke ndaluar ose ka ndaluar për të lënë këmbësorët të kalojnë në një vendkalim këmbësorësh

17. Parakalimi i kolonës nën përcjellje

18. Mos lejimi i kalimit të mjeteve të shoqëruara.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *