FILLON PAGESA E PENSIONEVE TË RRITURA

 

Bujanoc, 2. shkurt 2023. Sot fillon pagesa e pensioneve të janarit, të rritura me 12 për qind, njoftoi Fondi republikan për sigurime pensionale dhe invalidore.
Me këtë rritje, mesatarja e pensionit në Serbi për muajin janar do të jetë rreth 37.800 dinarë.
Fillimisht pensionin do ta marrin shfryrtëzuesit nga kategoria e të vetëpunësuarve, pavarësisht nëse i marrin të ardhurat përmes llogarive rrjedhëse, adresave të shtëpisë apo sporteleve postare.
Pensionet për pensionistët ushtarakë dhe bujqësorë do të shpërndahen më 4 shkurt, ndërsa për përfituesit nga kategoria e të punësuarve më 9 dhe 10 shkurt.
Pensionet janë rritur me 9 për qind në nëntor të vitit të kaluar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *