KOMUNA PUNËSON PERSONAT ME INVALIDITET

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 2. shkurt 2023. Administrata komunale në Bujanoc në ditët në vijim do të hapë konkurs për punësimin e tre punonjësve në kohë të pacaktuar. Personat me aftësi të kufizuara do të kenë përparësi në punësim.
Siç thuhet në vendimin e publikuar të mërkurën, bëhet fjalë për plotësimin e pozitave të zyrtarëve dhe shërbyesve.
Konkursi do të jetë i hapur për dy pozita në ekonomatin e Drejtorisë për administratë të përgjithshme, ndërkaq kushti për kandidatët është arsimi i mesëm.
Një punonjës do të punësohet edhe në pozitën e punonjësit për marëdhine të punës, ku kërkohet diplomë e shkollës së mesme.
Personat me aftësi të kufizuar që do të kenë përparësi në punësim duhet të kenë aktvendim për statusin e personit me aftësi të kufizuar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *