ASKUSH NUK DËSHIRON TA UDHËHEQ KËSHILLIN KOMBËTAR, PVD NË PRITJE TË VENDIMIT PËR KËTË ÇËSHTJE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 6 shkurt 2023. Në ditët në vijim, Ministria e të drejtave të njeriut dhe të pakicave do të marrë vendim për shpërndarjen e përbërjes aktuale të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) dhe do ta emërojë Autoritetin e përkohshëm që do të udhëheqë Këshillin deri në zgjedhjet e reja, u parlajmërua në takimet konsultative të javës së kaluar ndërmjet përfaqësuesve të ministrisë dhe partive shqiptare që kanë anëtarë në Këshill, mëson Bujanovaçke nga pjesëmarrësit e atyre bisedimeve. Alternativa për Ndryshim ritheksoi qëndrimin e saj se përfaqësuesit e tyre nuk do të marrin pjesë në organin e përkohshëm, në PD të Nagip Arifit thonë se do të bëhen pjesë e atij organi, por nuk e duan pozitën e kryetarit, ndërkaq kryesia e Partisë për veprim demokratik (PVD) e Shaip Kamberit së shpejti do të vendos nëse dhe në çfarë mënyre anëtarët e saj do të marrin pjesë në punën e organit të përkohshëm.
Agim Haliti, përfaqësuesi i partisë së Arifit në KKSH, i tha Bujanovackes se në takimin me sekretarin shtetëror Rejhan Kurtoviq, ka shprehur qëndrimin se anëtarë të PD-së mund të jenë anëtarë të Organit të përkohshëm, por jo në pozitë udhëheqëse.
– Në zgjedhjet e 13 nëntorit ne fituam dy mandate në Këshillin kombëtar dhe mendojmë se është e logjikshme që kandidati për kryetar të Organit të përkohshëm të propozohet nga partitë që kanë fituar më shumë vota dhe mandate. Prandaj, pjesëmarrja jonë, siç tha më herët për portalin tuaj kryetari i partisë Nagip Arifi, nuk kontestohet, por ne mund të jemi vetëm anëtarë të organit që do të emërohet nga ministria – thotë Haliti për Bujanovaçke.
PVD-ja fituese dhe Alternativa e renditur si e dyta fituan më së shumti mandate – nga pesë, por partia e kryetar të Preshevës, Shiprim Arifi, pas takimit me Kurtoviqin përsëriti se anëtarët e Alternativës nuk do të marrin pjesë në formimin e Organit të përkohshëm.
– E theksova sërish se që nga publikimi i rezultateve Alternativa ishte gati dhe i ftova të gjitha partitë e tjera për të biseduar në arritjen e një kompromis, por ne u injoruam. Ata që shkaktuan masat e përkohshme dhe shpërbërjen e KKSH-së do të dënohen nga qytetarët – tha Levent Qazimi, kandidati i kësaj partie për kryetar të KKSH-së në zgjedhjet e fundit.
Qëndrimi i PVD-së për pjesëmarrjen në Organit të përkohshëm do të dihet së shpejti, ka bërë të ditur zyrtari i partisë dhe ish-kryetari i Këshillit Ragmi Mustafa.

E vetmja gjë e sigurt është se ai nuk do të jetë kryetar i Organit të përkohshëm.
– Unë i qëndroj asaj, është qëndrimi im personal, dhe gjithçka tjetër do ta vendos kryesia e partisë për një kohë shumë të shkurtër – tha Mustafa për Bujanovaçke.
Organi i përkohshëm përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë, të cilët zgjidhen nga radhët e anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, duke marrë parasysh përfaqësimin e listave zgjedhore nga të cilat janë zgjedhur anëtarët e Këshillit Kombëtar, kishte thënë më herët për Bujanovačke, Tomislav Žigmanov – Ministër për të drejtat e njeriut dhe pakicave.
Zgjedhjet e reja, këtë herë elektorale dhe jo të drejtpërdrejta, shpallen brenda 60 ditëve nga shpërbërja e përbërjes aktuale dhe duhet të mbahen brenda 45 ditëve nga shpallja.
Partitë që fituan mandate në KKSH në zgjedhjet e 13 nëntorit deri më 13 janar nuk arritën të bien dakord për një shumicë të re, gjë që është arsyeja e vendosjes së masave të përkohshme në KKSH.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *