BEHLULI: NË KOSOVË MUNDEN PA BISKOTAT SERBE, MIRËPO SHËNDETËSIA E KOSOVËS VARET NGA SERBIA

Bujanoc, 7 shkurt 2023. Në rrjetet sociale dhe mediat në Kosovë po qarkullojnë video në të cilat municioni del nga ambalazhet e produkteve nga Serbia në vend të biskotave apo diçkaje të ngjashme, me qëllim që t’u bëhet thirrje konsumatorëve atje që t’i bojkotojnë këto mallra. Është interesante se qytetarëve po iu bëhet thirrje për bojkotimin, kryesisht të artikujve ushqimor, të atyre produkteve që janë shumë të njohura në Kosovë, siç janë produktet e ëmbëlsirave.

Biznesmeni nga Bujanoci dhe bashkëpunëtor i portalit tonë Nexhat Behluli, duke iu referuar të dhënave të Odave Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës, thotë se kjo fushatë ka efekt, por shton se kësaj po i kontribuojnë edhe presionet e ndryshme ndaj të cilave shpesh janë ekspozuar importuesit atje kontrie atjeshëm. Kjo është arsyeja pse, siç thotë ai, në raftet e dyqaneve kosovare ka gjithnjë e më pak produkte ushqimore nga Serbia.
– Kosova në vitin 2016 ka importuar mallra nga Serbia në vlerë prej 700 milionë eurosh, ndërsa vitin e kaluar ka qenë 360 milionë euro. Me qëllim nuk e përmend vitin 2020/21 për shkak të pandemisë, por edhe periudhën para kësaj kur pothuajse nuk kishte import për shkak të doganave të larta. Përveç video-fushatës, ka edhe një fushatë të padukshme. Për shembull, importuesit e mallrave serbe janë cak i kontrolleve më të shpeshta nga autoritetet inspektuese, është më e vështirë marrja e subvencioneve shtetërore e kështu me radhë, shpjegon Behluli.
Sipas fjalëve të tij, fushata kundër mallrave serbe është rezultat i pakënaqësisë jo vetëm të elitës politike por edhe të qytetarëve ndaj politikës së Serbisë, e cila mohon pavarësinë dhe bllokon hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
-Ekziston edhe një aspekt tjetër, që është narrativa e një Serbie asnjëherë më të fortë, sidomos në aspektin ekonomik dhe ushtarak, dhe qytetarët detyrohen të besojnë se me blerjen e mallrave serbe, ata vetë po e forcojnë ushtrinë serbe, pra armikun e tyre. Kjo shkon deri aty sa që një organizatë joqeveritare e Kosovës parashtron teori konspirative sipas të cilave mallrat e destinuara për Kosovën prodhohen në linja të veçanta prodhimi, në të cilat, sipas tyre, futen përbërës që shkaktojnë sëmundje të ndryshme, p.sh. sterilitet. Sigurisht, nga përvoja personale e di që kjo nuk është e vërtetë, thotë bashkëbiseduesi i Bujanovaçkes.
Ai thekson se objektivi i bojkotit janë kryesisht produktet ushqimore, ndonëse ato përbëjnë maksimumi 15-20 për qind të importeve nga Serbia.
– Materiali ndërtimor nga Serbia është i pazëvendësueshëm në Kosovë, si dhe pajisjet sanitare, disa pajisje teknike. Përveç kësaj, sistemi shëndetësor në Kosovë është i varur nga Serbia, ku importohet oksigjen, mjete të ndryshme për infuzion, shiringa plastike… Fokusi i bojkotit është pra ushqimi, por edhe ky është një paradoks sepse pronarët e kompanive që e prodhojnë në Serbi janë në fakt të huaj, – thotë Behluli.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *