DITË TREGU: TEMPERATURA NË MINUS, MINUS EDHE NË XHEPAT E QYTETARËVE

 

Shkruan: I. Jovanoviq

Bujanoc, 6 shkurt 2023. Tregu i Bujanocit në -5 gradë Celsius është bosh, më shumë shitës se blerës. Moti i ftohtë dhe gjendja e keqe financiare uli ndjeshëm frekuentimin në ditën e parë të tregut në muajin shkurt.
Minus jashtë, minus në xhepa. Si shitësit po ashtu edhe klientët të drithëruar nga të ftohtit.
– Është ftohtë, ndërsa as njerëzit nuk kanë para, mendoj se kanë shpenzuar shumë gjatë festave të janarit, kështu që ky muaj është i dobët – tregon për portalin tonë një shitës në tregun lokal.
Pak ka nga ata që kanë mbushur çantat me fruta e perime, ndërkaq ata me të cilët biseduam thonë se kanë ardhur për të blerë vetëm gjërat e vogla të nevojshme për t’u kthyer më pas sa më shpejt në ambientet e ngrohtja familjare.
Produkti më i lirë që mund të gjendet është sallata jeshile, 4 rrënjë për 100 dinarë.
Është e nevojshme të ndahen 300 dinarë për kilogram fasule, 250 dinarë për oriz dhe 400 dinarë për gjysmë kilogram spec të bluar.
Çmimi i 30 vezëve nuk ka ndryshuar për gati 5 muaj dhe shkon nga 500 deri në 570 dinarë, por ajo që vihet re është se njerëzit po blejnë gjithnjë e më shumë me copë.
– Në të kaluarën bliheshin paketime të tëra, por kohët e fundit nuk është kështu, që sot në mëngjes kam shitur vetëm një duzinë vezësh – thotë bashkëbiseduesi ynë X.
Nga frutat më të përballueshme janë mollët, të cilat mund t’i blini 3 kilogramë për 200 dinarë, ndërsa më të shtrenjtat janë bananet dhe mandarinat, të cilat janë 200 dhe 180 dinarë për kilogram.
Edhe tezgat me rroba dhe këpucë të reja dhe të përdorura janë duke u vizituar gjithnjë e më pakë. Ndonëse çmimet e veshjeve variojnë nga 200 deri në 500 dinarë, kurse çmimi i këpucëve nga 20 deri në 35 euro, thuajse asgjë nuk e tërheq vëmendjen e klientëve këtë të hënë.
– Ja ku jam këtu nga ora 7 e mëngjesit, ende nuk kam shitur asgjë, ndërkaq edhe çmimi 500 dinarë për një xhaketë njerëzve iu duket i shtrenjtë – thotë një shitëse.

Me shitje nuk pati fat as shitësi i veglave të reja dhe të përdorura, i cili ka 7 orë në treg dhe ka fituar, siç thotë ai, vetëm 1000 dinarë.
Si shitësit ashtu edhe blerësit presin kohë më të mira.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *