PËRPARIMTARËT E BUJANOCIT: TË GATSHËM PËR ZGJEDHJE, KRAHAS ARRITJEVE TONA

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 7 shkurt 2023. Këshilli lokal i Partisë Përparimtare Serbe në Bujanoc, i kryesuar nga Nenad Mitroviq, pajtohet me vendimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Përparimtarët e Bujanocit thonë se janë të gatshëm për zgjedhje, sepse rezultatet janë prapa tyre.
“Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje, sepse vetëm populli mund të vendosë se kush do t’i udhëheqë në kohët e ardhshme. Qytetarët i besojnë politikës sonë, sepse kemi rezultate pas vetes. Jemi të gatshëm të tregojmë edhe një herë se kemi mbështetje bindëse në zgjedhje”, thuhet në deklaratën e publikuar mbrëmë vonë.
Presidenti i SNS-së, Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë në mbledhjen kreut të partisë se ai i gatshëm më parë të shkojë në zgjedhje dhe të kalojë në opozitë, se sa “interesat partiake dhe private të udhëheqin vendin”, raportojnë mediat e Beogradit.
“Unë jam gati të shkoj në zgjedhje si kandidat për kryeministër, por nuk do të dorëzohem para shantazheve – as nga Perëndimi, as nga SPS, as nga djathtistët e rremë”, tha Vuçiq.
Përparimtarët e Bujanocit thonë se populli është gjithmonë me heronjtë, jo me tradhtarët e as me ata që bëjnë lojë të dyfishtë dhe punojnë kundër interesave të popullit dhe shtetit.
Siç thonë në këtë parti, populli i jep mbështetje të plotë presidentit Vuçiq në luftën për ruajtjen e Kosovës.
“Ne jemi të vendosur të ruajmë dhe mbrojmë interesat shtetërore dhe të luftojmë për Serbinë dhe popullin së bashku me presidentin Aleksandar Vuçiq. Kosova është zemra e Serbisë. Dorëzimi nuk ishte kurrë një opsion. Rroftë Serbia! Rroftë Aleksandar Vuçiq”, është mesazhi nga këshilli lokal i kësaj partie në Bujanoc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *