KAMBERI KËRKON NDRYSHIMIN E LIGJIT: FALMURI SHQIPTAR TË VALOJ NË OBJEKTIN E KOMUNËS GJATË TËRË VITIT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 8 shkurt 2023. (Foto nga arkivi: Dita e Flamurit në Bujanoc 20121) – Deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka dorëzuar sot në Kuvendin e Serbisë propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare, i cili parasheh përdorimin e lirë të simboleve kombëtare.
Kamberi propozon ndryshimin e nenit 16, paragrafit 2 të këtij ligji, i cili ndalon përdorimin e simboleve kombëtare nëse ato janë identike me simbolet e një shteti tjetër.
“Kam kërkuar ndryshimin e plotë të këtij neni, heqjen e pengesave për përdorimin e simboleve, me propozimin që simbolet e pakicave të përdoren lirisht dhe zyrtarisht gjatë gjithë vitit në institucionet e vetëqeverisjes lokale dhe organet shtetërore në të gjitha komunat ku gjuha e pakicës është në përdorim zyrtar”, tha ai.
Në rastin e komunave ku pakicat kombëtare përbëjnë më pak se 5 për qind të popullsisë, ky propozim kërkon leje për përdorimin e flamurit gjatë festimit të festave kombëtare të pakicave.
Propozimi i Kamberit u mbështet nga deputetët Enis Imamoviq dhe Selma Kuçeviq nga PAD të Sanxhakut dhe deputetit të pavarur Aleksandar Olenik.
Shqiptarët në Serbi me vite të tëra kanë refuzuar t’i ndryshojnë simbolet e tyre kombëtare, qoftë edhe në një detaj, në mënyrë që ato të ndryshojnë nga simbolet e shtetit të Shqipërisë ndërkaq për shkak të vendosjes së flamurit, janë ngritur edhe disa kallëzime për kundërvajtje ndaj politikanëve dhe drejtorëve shqiptar, që drejtojnë ndërmarrje dhe ente publike në Bujanoc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *