Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 9 shkurt 2023. Më shumë se 600 studentë kanë aplikuar për ndihmë të njëhershme financiare nga buxheti i Komunës së Bujanocit, në vlerë të përgjithshme prej 15 milionë dinarë. Lista e fituesve pritet të publikohet deri në fund të muajit, kurse pagesa do të ekzekutohet në fillim të marsit – thonë nga Komuna.
– Kemi marrë diku nga 600 deri në 610 aplikime nga studentët për ndihmë të njëhershme financiare, por ende nuk i kemi shqyrtuar të gjitha lëndët ndërsa i kemi klasifikuar sipas vitit të studimit dhe mesatares së notave. Shpresojmë që lista të jetë gati deri në fund të shkurtit, në mënyrë që studentët të presin pagesën në fillim të muajit mars – tha për portalin tonë Fejzi Beqiri, kryetar i Drejtoratit komunal për shërbime publike.
Studentët kanë mund të aplikojnë deri më 3 shkurt, për të cilën Bujanovačke tashmë ka shkruar.
Beqiri nuk ka mundur të flasë për shumat individuale të ndihmës financiare, sepse gjithçka varet, siç tha ai, nga numri i studentëve që plotësojnë kushtet dhe notën mesatare.
Ndihma e njëhershme financiare ndahet për studentë që kanë vendbanim në territorin e komunës së Bujanocit.
Vitin e kaluar 605 studentë kanë marrë ndihmë nga buxheti i komunës.
Studentët më të mirë të Bujanocit me notë mesatare prej 9,5 – 10 morën nga 33.000 dinarë, ndërsa shumën më të vogël – 7.500 dinarë – iu takoi nxënësve të vitit të parë,, nota mesatare e të cilëve nga shkolla e mesme ishte më e vogël se 4.5.