KURTI: ASOCIACIONE TË KOMUNAVE PËR TË GJITHA PAKICAT NË SERBI

 

Bujanoc, 9 shkurt 2023. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konsideron se Serbia duhet t’u mundësojë të gjitha pakicave kombëtare që të formojnë asociacione etnike në komunat ku jetojnë, kur një gjë të tillë tashmë e kërkon nga Kosova, siç tha ai.
“Pse Serbia nuk e mundëson një gjë të tillë, ndërkohë që këtë e kërkon nga Kosova?”, ka pyetur Kurti në Facebook.
Bujanovaçke më herët ka përcjellë deklaratën e tij për kushtet për formimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, ndër të cilat është edhe formimi i një asociacioni të tillë të komunave në jug të Serbisë, ku shqiptarët janë shumicë.
Kurti thotë se zyrtarisht në Serbi ka 21 pakica kombëtare dhe se 11 komuna udhëhiqen nga kryetarë joserbë.
“11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserbë. Hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët mund të formojnë asociacione monoetnike të komunave”, tha Kurti.
Themelimi i AKS-së u ra dakord në vitin 2013, si pjesë e dialogut të Brukselit midis Beogradit dhe Prishtinës.
Asociacioni nuk është formuar ende, përkundër kërkesave të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare të cilët theksojnë se ky është një obligim që Kosova e ka pranuar dhe duhet ta përmbushë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *