Qendra për punë sociale: Bie numri i kërkesave për ndihmë në para

Bujanoc, 8 shkurt 2023. Që nga fillimi i vitit në Qendrën për Punë Sociale në Bujanoc janë pranuar 7 kërkesa për ndihmë sociale, që sipas drejtorit Nijazi Ameti është shumë më pak se vjet e parvjet, të njëjtin muaj.
Përveç 7 kërkesave të reja, janë riaktivizuar edhe 141 të tjera, duke bërë gjithsej 148 kërkesa për ndihmë financiare sociale, shumën e të cilave e përcakton komisioni dhe varion nga 7.000 deri në 25.000 dinarë.
Këtë vit në adresën e Qendrës për punë sociale në Bujanoc kanë arritur 4 kërkesa për përkujdesje dhe ndihmë nga personi tjetër.
Këto shifra janë pakrahasueshëm më të ulëta krahasuar me vitin e kaluar, ku 1117 familje me 3982 anëtarë kanë marrë ndihmë financiare për shkak të kushteve të rënduara financiare, ndërsa 305 përfituese kanë marrë përkujdesje dhe ndihmë nga personat e tjerë.
– Nga fillimi i vitit kemi pranuar 111 kërkesa për ndihmë financiare të njëhershme, të cilën përfituesit me shumë gjasa do t’i marrin nga e hëna e ardhshme, ndërsa shumën e pagesës e cila varion nga 4.000 deri në 10.000 dinarë, e përcakton Komisioni. – tha Ameti për portalin tonë.
Komisioni përbëhet nga tre anëtarë, dy nga Qendra për Punë Sociale dhe një nga Komuna.
Përveç sa më sipër, siç thotë ai, janë dhënë edhe 4 aktvendime për kujdestari të përkohshme për fëmijët migrantë të pashoqëruar, si dhe 6 kërkesa për kujdestari të përkohshme të cilat na kanë ardhur nga Komuna.
Që nga fillimi i vitit janë regjistruar 2 raste të reja të dhunës në familje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *