SHTETI SHPALLË KONKURS PËR VETËPUNËSIM

Bujanoc, 8 shkurt 2023. Në muajin shkurt Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) do të shpallë ftesë publike për të papunët, për ndarjen e subvencioneve për vetëpunësim ndërsa të gjithë ata që i plotësojnë kushtet e parapara do të marrin një shumë të njëhershme prej 300 mijë dinarë.
Mbështetja financiare i referohet personave që janë të regjistruar në SHKP dhe që kanë kryer trajnime për zhvillimin e ndërmarrësisë, transmeton portali Nova.
Ndihma për punësim prej 330.000 dinarë është e dedikuar për personat e papunë me aftësi të kufizuara, me qëllim të hapjes së dyqanit, kooperativës ose formës tjetër të biznesit privat, si dhe themelimit të një kompanie, nëse themeluesi krijon marrëdhënie pune në të.
Ftesat publike do të specifikojnë se cili dokumentacion kërkohet për paraqitjen e një kërkese, veprimtaritë që nuk mund të subvencionohen, shuma e fondeve dhe informacione të tjera të rëndësishme për pjesëmarrjen në program.
Krahas thirrjeve publike të bëra nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, gjatë vitit kalendarik thirrjet publike shpallen edhe në bashkëpunim me njësitë e vetadministrimit lokal, si dhe thirrjet publike të shpallura nga vetadministrimi lokal me mbështetjen teknike të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
“Në këtë vit është planifikuar që të marrin ndihmë për vetëpunësim 3700 të papunë, nga të cilët 100 janë me aftësi të kufizuara”, theksojnë në SHKP.
Aktivitetet më të zakonshme që deri më tani janë mbështetur me subvencione për vetëpunësim janë në fushën e prodhimit dhe zejtarisë prodhuese, zejtarisë shërbyese dhe shërbimeve intelektuale.
Thirrjet publike për dhënien e subvencioneve për vetëpunësim, të cilat do të shpallen gjatë muajit shkurt, do të jenë të disponueshme në publikimin elektronik falas për punësim “Poslovi”, si dhe në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit www.nsz.gov.rs në seksionin e Konkurseve të SHKP.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *