ALEKSIQ: ARIFI EDHE MË TUTJE PO E BLLOKON PUNËSIMIN NË ÇERDHE, DO TA KËRKOJ NDIHMËN E DEPUTETIT MITROVIQ

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 10 shkurt 2023. Komuna e Bujanocit dhe kryetari Nagip Arifi ende refuzojnë mundësimin e punësimit në çerdhen e fëmijëve në Bujanoc, ndërsa enti praktikisht është duke funksionuar në gjendje emergjente për shkak të mungesës së punëtorëve, thotë për Bujanovaçke, Millovan Aleksiq, drejtor i EP “Gëzimi ynë”.. Për këtë do të kontaktojë të gjitha ministritë kompetente, ndërsa zyrtarisht do të kërkojë ndihmë nga deputeti i Bujanocit, Nenad Mitroviq.
– Vetadministrata lokale, si themeluese e entit tonë, nuk ia ka përcjellë ministrisë asnjë kërkesë tonë për të kërkuar pëlqim për punësimin e një duzine punëtorësh në vendet e punës që kanë mbetur bosh për shkak të zvogëlimit të numrit në mënyrët ë natyrshme. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të kërkojmë ndihmë nga autoritetet më të larta. Zyrtarisht do t’i drejtohem deputetit Mitroviq që të bëjë ç’është e mundur që ne të funksionojmë normalisht, sepse tani në çerdhe, praktikisht është një situatë emergjente – njoftoi të premten Aleksiq.
Pas disa kërkesave që vetëqeverisja lokale nuk ia ka përcjellë Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksiqi në fillim të muajit i tha Bujanovaçkes se veprimet e Arifit kërcënojnë edhe sigurinë e fëmijëve.
Pas kësaj, thotë ai, kopshti i ka dërguar një tjetër kërkesë pushtetit lokal, por asgjë nuk ka ndryshuar.
– Nuk marrim asnjë shpjegim pse nuk përcillen kërkesat, edhe pse e kërkojmë çdo herë – thekson Aleksiq.
Aleksiq nuk ka dashur të komentojë informacionet jozyrtare se pushteti komunal është në kërkim të punësimit të shqiptarëve dhe se kjo është arsyeja pse kërkesat nuk janë përcjellë.
Më herët Bujanovaçke e kishte pyetur Arifin se pse nuk i lejohej çerdhes të punësojë punëtorë të rinj, ai u përgjigj se nuk kishte marrë arsyetim nëse vërtetë kishte nevojë për të.
Me situatën në çerdhe është njohur edhe Mitroviqi, i cili në fund të vitit të kaluar e akuzoi Arifin se qëllimisht ka bllokuar punësimin e punëtorëve të rinj.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *