Bujanoc, 10 shkurt 2023. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në mandatin e kaluar, Ragmi Mustafa, thotë se Serbia nuk mund të kërkojë të drejta dhe privilegje shtesë për komunitetin serb në Kosovë, nëse në të njëjtën kohë ato nuk është e gatshme t’i sigurojë shqiptarëve në jug të Serbisë.
““Pra, nuk ka asnjë arsye që adresimi i shqetësimeve të komunitetit serb në Kosovë, të cenojë mundësinë e komunitet shqiptar në Luginën e Preshevës, simetrin e të drejtave të pakicave ose të përjetësojë diskriminimin”, tha Mustafa për Gazetën Blic të Kosovës.
Sipas tij, reciprociteti, përkatësisht simetria në të drejta, do të sigurojë që të gjitha komunitetet të trajtohen me respekt, dinjitet dhe pa diskriminim.
Mustafa ka theksuar se “marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e sheh si shpresën e vetme për paqe mes dy vendeve”.
Ai pret që kjo marrëveshje, me njohje reciproke, të ndërtojë stabilitet dhe të garantojë të drejta të barabarta për komunitetin shqiptar dhe serb.