PREMIERJA BËRNABIQ: TRUPI BASHKËRENDUES PO FUNKSIONON SIKUR EDHE VITEVE TË MËPARSHME

 

Bujanoc, 10 shkurt 2023. (Foto RTS – screenshot) – Kryeministrja Ana Bërnabiq vlerësoi sot se Trupi bashkërendues për komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës po punon normalisht, sikurse edhe në vitet e kaluara. Bërnabiq foli për Trupin Koordinues në përgjigje të pyetjes së një gazetari se pse Trupi bashkërendues ishte pasiv, veçanërisht pas vdekjes së Zoran Stankoviqit.
Kryeministrja theksoi se Trupi bashkërendues është aktiv dhe ofron mbështetje për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, arsimin – në përgjithësi punon me të rinjtë, me Këshillin kombëtar shqiptar, i cili, siç tha ajo, ende nuk është formuar, transmeton Telegrafi.
Trupi bashkërendues nuk ka pasur kryetar që nga vdekja e Zoran Stankoviq në tetor 2021.
Sipas kryeministrit, TB ka bashkëpunim aktiv me OSBE-në.
Ajo sot ishte në Leban, ku prezantoi rezultatet e 100 ditëve të para të punës së Qeverisë.

Në konstatimin e gazetarit se ardhja e saj dhe ardhja e ministrave në jug të Serbisë paralajmëron se “më në fund diçka e mirë do të ndodhë në atë pjesë të vendit”, Bërnabiq tha se, kur dëgjon një formulim të tillë, duket sikur ka një qëllim të keq pas pyetjes, sepse ajo beson se gazetari mund dhe duhet të dijë se çfarë është bërë.
– Nuk mund të thuash që më në fund ndodhi diçka, sepse në kohën kur Aleksandar Vuçiq ishte kryeministër, ne ishim shtatë ditë në Nish, pas kësaj u ndërmorën projekte të mëdha – u ndërtua Qendra Klinike e Nishit, Parku i shkencës dhe teknologjisë, ambientet laboratorike, të cilat janë paraparë në vitin 1975, por nuk janë ndërtuar kurrë derisa Vuçiq e ka iniciuar si kryeministër punë të cilën e vazhduam edhe ne – tha Bërnabiq.
Ajo shtoi ndërtimit i fazës së dytë të projektit NTP, i paralajmëruar më parë, ka të bëjë me ndërtimin e dy pallateve shumë të bukur, në vlerë prej 20 milionë, dhe se vetëm në 10 vitet e fundit në Qarkun e Nishavës janë krijuar 16 mijë vende pune.
– Po sjellim gjithnjë e më shumë investitorë të sofistikuar – tha ajo dhe theksoi se një investitor japonez nga Novi Sadi ka hapur departamentin e tij të vogël të zhvillimit në Nish, që do të thotë se NTP do të zgjerohet më tej në jug të Serbisë qendrore.
Ajo theksoi se po punohet shumë në rrethin e Leskovit, Toplicës, Jaballanicës dhe shtoi se pikërisht për këtë, ardhja në Leban, ku u prezantuan rezultatet e 100 ditëve të para të punës së qeverisë, ishte një mundësi për ta që të thonë se çfarë do të bëjnë tjetër.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *