VUÇIQ MESAZH KURTIT: NUK KA BISEDIME PËR SHQIPTARËT NË SERBI

Bujanoc, 13. shkurt 2023. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e quajti pafytyrësi dhe marrëzi kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Serbia të lejojë të gjitha pakicat që jetojnë në territorin e saj të bashkohen sipas parimit të Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) në Kosovë.

-Ai do të donte të vendosë shenjën e barazisë statusin juridik, politik, shtetëroro të Serbisë me  atë që ai e quan Republika e Kosovës, mirëpo ne aktualisht jemi duke diskutuar sepse nuk janë të njëjta. Nuk ke çfarë të diskutosh ti për Serbinë qendrore. Ne kemi një temë dhe është e vetmja në tryezë. Si t’ia bëjmë kur dikush mendon se ka të drejtë të jetë arrogant, sepse mendon se ka mbrojtës të mëdhenj – theksoi Vuçiq.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e quajti marrëzi dhe pafytyrësi deklaratën e Kurtit se janë 11 kryetarë komunash në Serbi që nuk janë të kombësisë serbe dhe nuk kanë asociacione të veçanta.

Drejtori i Qendrës për Rajonalizëm, Aleksandar Popov, ka thënë për Kosova Online se krahasimi i bërë nga Albin Kurti është i pavend.

-Sipas të njëjtit sistem, Kurti mund të thotë pse Franca nuk krijon një asociacion të komunave myslimane ku jetojnë myslimanët si shumicë, apo t’ia referojë çështjen Gjermanisë. Këtu bëhet fjalë për Kosovën, jo për Serbinë. Kosova ende nuk është krijuar si shtet sepse nuk është e njohur ndërkombëtarisht dhe ka obligime që i ka marrë në përputhje me këtë dhe që ua ka imponuar bashkësia ndërkombëtare. AKS është obligim që është marrë me Marrëveshjen e Brukselit, në dy raste në vitin 2013 dhe 2015 – thotë Popov.

Ai shton se nuk është duke u biseduar për riorganizimin e Serbisë si shtet.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *