Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 14 shkurt 2023. Stefan MilenkoviQ (2014), voglushi nga Levosoja, fitoi medale bronzi në Kupën Vihren Sandanski 2023 në Bullgari në konkurrencë me 16 ekipe nga Serbia, Bullgaria dhe Maqedonia. Ai luajti në turne për klubin “Filip Filipoviq” nga Nishi.
-Stefani është anëtar i BSK-së tonë, por ka katër muaj që luan për klubin “Filip Filipoviq” nga Nishi, i cili është kampion kombëtar në gjeneratën e Stefanit, gjegjësisht gjeneratën e vitit 2014 – thotë për portalin tonë Millosh Dimitrijevic, trajner i KF BSK Bujanoc.
Stefani përfaqësoi Serbinë me një ekip nga Nishi në një turne në Bullgari që zgjati pesë ditë dhe fitoi vendin e tretë në një konkurrencë prej 16 ekipesh.
Djaloshi i talentuar stërvit me shokët e tij nga BSK, ndërsa në fundjavë luan për klubin e Nishit, sepse BSK ende nuk garon me fëmijë të lindur në vitin 2014, ka sqaruar trajneri Dimitrijeviq.
Miroslav Milenkoviq, babai i Stefanit, është krenar për arritjet e djalit të tij dhe ka vetëm fjalë lavdërimi për të.
-Stefani është nxënës i shkëlqyer në klasën e dytë të shkollës fillore “Vuk Karaxhiq” në Levosoj. Ai ka gati tre vjet që stërvit futboll, ndërsa katër muajt e fundit luan në fundjavë për klubin e Nishit, që është kampion i Serbisë në gjeneratën e vitit 2014 – thotë babai i tijr për portalin tonë.
Ai çdo javë e çon djalin e tij në Nish për zhvillimin e ndeshjes, me shpenzimet e tij.
– Me veturën time e dërgoj në Nish, pres që ai të ta zhvilloj ndeshjen dhe të kthehemi në shtëpi. Kështu është çdo javë – shton Mirosllavi.
I urojmë Stefanit shumë suksese në trajnime dhe gara të mëtejshme.