Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 18 shkurt 2023. Shqiptarët kundërshtojnë ashpër ndërtimin e banesave dhe blerjen e shtëpive për romët e ikur nga Kosova në vitin 1999, të strehuar që nga ajo kohë në Bujanoc, e gjithë kjo gjykuar nga komentet në faqen e FB të portalit tonë. Ata akuzojnë Bashkimin Evropian (BE) për financimin e spastrimit etnik të shqiptarëve në komunën e Bujanocit.
Lajmi për ndërtimin e 12 banesave dhe blerjen e 10 shtëpive në fshatrat e Bujanocit për romët përmes projektit “Përkrahja e BE-së për banim social dhe përfshirje aktive” është teksti më i lexuar dhe më i komentuar në gjuhën shqipe dhe ka shkaktuar një stuhi të vërtetë reagimesh në publikun shqiptar.
KOMUNA DHE BE BLEJNË SHTËPI NË FSHATRAT E BUJANOCIT PËR TË ZHVENDOSURIT
Teksti ka më shumë se 90,000 shikime dhe njëzet komente ekskluzivisht negative.
Krahas akuzave ndaj financuesve të projektit të BE-së, por edhe ndaj shtetit të Serbisë, se synojnë të bëjnë spastrim etnik në “tokën shqiptare”, shqiptarët nuk i kursejnë romët për të cilët pretendojnë se janë përgjegjës për krimet e luftës.
Përndryshe, pse do të iknin nga Kosova nëse nuk do të kishin kryer krime gjatë luftës – thonë komentuesit, duke shtuar për ta se janë edhe proserb.
Akuza të tilla të pabaza për herë të parë ishin bërë në Kuvendin e Bujanocit nga këshilltarët e Alternativës për Ndryshim në shkurt të vitit 2021, kur ishte përcaktuar lokacioni për ndërtimin e banesave.
– Disa syresh nga këta janë akuzuar për krime lufte,e nese provohen akuzat ata duhet të zhvendoseshin e akomodoheshin nëpër burgje e jo t’i jepnin dekorata dhe shtëpi si shpërblim e sidomos ne territore të banuara me Shqiptarë, kush jep garanci që nuk do ta vazhdonin aktivitetin kriminal dhe racizmin kundër Shqiptareve ne Luginë, thuhet në një nga komentet.
Një nga pyetjet e ngritura është se përse nuk ndërtohen dhe blihen banesa dhe shtëpi për refugjatët romë diku në Serbinë qendrore.
– Per ata rom qe kan ik nga kosova ata te gjit jan kriminel e pro serb po mos t ishte kshtu ai nuk ka pas nevoj t ik nga kosova por jan kriminel nda shqiptarve dhe serbija nuk i pranon mrena n thellsi sepse don ti perze shqiptaret nga trojet e veta e per ta popullu me rom kriminel, komenton një tjetër lexues.
Kundërshtarët e përkujdesjes për 19 familje rome që prej 24 vitesh jetojnë në kushtet çnjerëzore në qendrën kolektive Salvatore, për të cilën ka shkruar Bujanovaçke, thonë se BE-ja me këtë iniciativë po e tregon fytyrën e saj të vërtetë.
SALVATORE: 80 ROMË DHE 1 SERB BRAKTISIN FERRIN, DISA SHQIPTARË KUNDËR
– Dmth edhe BE jan kyqur ne spastrimin etnik kjo esht ftyra e vertet e tyre pak qe per Medvegjen se than asnje fjal kurr po tash te ua blejn shtepit shqipatrve te Bujanocit te i mbushin me ardhacak(kriminel qe i sherbyen serbis ne vitete me te veshtira per shqiptar) dhe ne te njejten koh te kerkojn Republika Serbe ne Veri te Kosoves ksaj i thojn miqsi Europiane gjarperi gjithmon ka mbet gjarper – thuhet në një koment.
Shqiptarët, siç thonë ata, janë të indinjuar nga kjo.
– Serbët janë shumë përpara nesh me politikë dhe dredhi. Duke përdorur mjetet e Kombeve të Bashkuara, po ulin numrin e shqiptarëve në territoret e tyre, si një gjest human ndaj romëve. Ky veprim arrin dy qëllime. Spastrimi etnik i shqiptarëve, nga të cilët gjithsesi kanë mbetur shumë pak, do të marrë lëvdata nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera për humanizmin e tyre ndaj pakicave, në këtë rast romëve. Qeveria shqiptare në Bujanoc duhet të merret seriozisht me këtë iniciativë politike antishqiptare të serbëve – thonë ata.