DREJTORI LIKUIDUES KONFIRMOI SE NUK KA INVESTITOR PËR GUMOPLASTIKËN, KËSHILLI I PPS I SHOKUAR NGA BORXHI PËR RRYMË I KËSAJ FABRIKE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 20 shkurt 2023. Që nga premtimi i kryetarit të Serbisë dhe Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministres Ana Brnabiq se shteti do të gjejë investitor për Gumplastikën e Bujanocit, tashmë situata ka ardhur deri aty sa që Këshilli lokal i PPS -së në Bujanoc, takimet po i mbanë “nën dritën e qirinjve”, në selinë e saj e cila është në ambientet e Gumplastikës, pasi dy javë më parë kësaj kompanie iu ndërpre energjia elektrike për shkak të borxhit. Siç dihet, bëhet fjalë për një borxh prej më shumë se gjysmë milioni dinarësh.

Lideri i progresistëve të Bujanocit dhe deputeti Nenad Mitroviq ka konfirmuar për Bujanovaçke se është ndërprerë rryma, por ka theksuar se partia rregullisht i paguan obligimet ndaj Gumoplastikës.

Gumplastika (GMP) ka vite që është në falimentim Vuçiq premtoi se do të sillte investitorë për ish-gjigantin e ekonomisë së Bujanocit, kur vizitoi Bujanocin në vitin 2019, ndërsa një premtim të tillë e përsëriti edhe dy vjet më vonë, në Manastirin Prohor Pçinjski, ndërkaq menjëherë pas tij Kryeministrja Brnabiq tha se kishte palë të interesuara për blerjen e GMP-ës.

Deputeti Mitroviq thotë se nuk ka informacion për GMP, sepse procedurat e falimentimit dhe privatizimit janë përgjegjësi e Ministrisë së Ekonomisë.

Se nuk ka asgjë të re sa i përket investimeve apo privatizimit të Gumplastikës, ka konfirmuar për portalin tonë Drejtori falimentues i fabrikës, Robert Mitroviq.

Lidhur me ndërprerjen e rrymës, ai thotë se ka ngritur padi kundër Elektrodistribucionit me masë të përkohshme rikyçje, sepse fatura që është lëshuar është krejtësisht e pabazuar.

– Kemi marrë një faturë njëzet herë më të lartë se ajo e mëparshme. Presim që rryma të rikyçet dhe autoritetet të përcaktojnë gjendjen faktike – thotë Mitroviq.

Ai nuk ka dashur të thotë se sa është shuma e faturës, gjegjësisht borxhit, por Bujanovaçke kanë marrë vesh se ajo është mbi 500.000 dinarë.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *