FIRMA PRESHEVARE “VIJATOR” RINOVON SHKOLLËN “SVETI SAVA” NË BUJANOC PËR 200 MILIONË DINARË, KËRKOHET AKTVENDIMI PËR ZHVENDOSJE

Shkruan: I. Jovanoviq

Bujanoc, 21. shkurt 2023. Ekzekutimi i punëve për rinovimin e Shkollës së mesme “Sveti Sava” në Bujanoc, me vlerë 200 milion dinarë, përfundimisht iu besua Kompanisë “Vijator” nga Presheva. Një ofertues tjetër u tërhoq nga ankesa, kështu që kontrata është nënshkruar dhe se po pritet vetëm që Kompania “Vijator” të paraqesë një mjet të sigurisë financiare – na u konfirmua në komunë. Ende nuk dihet se ku do të zhvendosen nxënësit gjatë rinovimit të objektit.
-Deri sa Komisioni i Republikës për Mbrojtjen e të Drejtave të Ofertuesit, ka vendosur ndaj ankesës së njërit prej ofertuesve, ky i fundit tërhoqi ankesën, kështu që ne këtë ia kemi përcjellur Komisionit Republikan, dhe se brenda 48 orëve, ne morëm miratimin për lidhjen e kontratës – thotë për portalin tonë Shefi i Shërbimit komunal prokurimi publik, Abedin Raqipi.
Nga Drejtorati për investime dhe zhvillim, ne morëm konfirmimin se kontrata ishte lidhur ndërsa kontraktori është i obliguar ta paraqes mjetet e sigurisë financiare brenda afatit të paraparë, gjegjësisht të garantoj për ekzekutimin e mirë të punës.
Drejtorati për investime dhe zhvillim konfirmoi se për mbikqyrjen profesionale të të këtij investimi është lidhur kontratë mbi ushtrimin e mbikqyrjes profesionale dhe tani janë në procedurën e zgjedhjes së personave që do të jenë koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë.
Rreth lokacionit se ku do të zhvendosen nxënësit, rrespektivisht se do të viojojnë mësimin, deri në përfundimin e rinovimit të objektit, do të vendosin drejtorët e shkollave në marrëveshje me Drejtoratin e komunës për shërbime publike.
Drejtoresha i Shkollës së mesme “Sveti Sava” në Bujanoc, Svetllana Manasijeviq, thotë për portalin tonë se ende nuk e di se ku do të zhvendosen fëmijët, deri sa zgjatë rinovimi




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *