Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 22. shkurt 2023. Mjekët në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc besojnë se duhet të paguhen për performancën, sepse nuk është e njëjtë, siç thonë ata, as për detyrat që ushtron e as nga vëllimi i punëve. Paraja është një motiv i mirë për punë, dhe nuk është në rregull që njëjtë të paguhet mjeku që ka dhjetë pacientë dhe ai që ka një njëqind.
– Unë mendoj se iniciativa e Ministrisë së Shëndetësisë që mjekët të paguhen sipas performancës është absolutisht në rregull – thotë për portalin tonë drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit, Dr. Daliborka Pavlloviq.
Ajo shton se në kujdesin primar shëndetësor tashmë ekziston një pjesë e pagës, e cila vlerësohet sipas rendimentit, kështu që paga e specialistit të mjuekësisë familjare mund të shkoj rreth 5-6 mijë dinarë më e lartë, nëse ka një rezultat mesatar prej 10, gjegjësisht të jetë 5-6 mijë dinarë më e ulët, nëse është ka një bazë të ulët kategorike, e cila bën një gamë prej rreth 100 euro në baza mujore.
– Ai që ka një rezultat kapitali 5 nuk ndëshkohet me zbritje të pagës, por nëse ai ka një notë më të madhe, atëherë ai gjithashtu merr atë pjesë stimuluese që mund të shkojë në 5-6 mijë – shpjegon Pavlloviq.
Duhet të merren parasysh, siç thotë ajo, edhe kushtet e punës, përkatësisht nëse punon në ndonjë ambulancë rurale apo në qytet, mandej orari i punës dhe të ngjashme, në mënyrë që të gjithë të paguhen në mënyrë të duhur për punën e tyre.
– Tashmë pagat janë solide, është e vërtetë që kishim rënie për shkak të uljes së vëllimit të punëve gjatë pandeemisë, por në dy vitet e fundit ne kemi ndjerë një rritje të konsiderueshme të pagave, dhe ndërkaq e mbështesë propozimin që mjekët me performancë më të mirë të paguhen më shumë, ngase nuk ka stimulim më të mirë se paraja – thotë dr. Pavlloviq.
Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit beson se pagesa sipas performancës, përkatësisht bonusi që marrin mjekët, ndikoi pozitivisht që mjekët specialistë të mos i braktisin shtëpitë e shëndetit në të cilat punojnë.
– Është shumë e rëndësishme se ku punon. Kur kishim një tarifë shtesë prej 50 përqind këtu, ajo ndikoi ikjen e mjekëve nga këtu dhe se atëherë ne ishim një shtëpi shëndeti që gëzonte rrespekt, ngase asnjë nga specialistët nuk shkoi, ndërsa tani ata po na ikin – shpjegon Dr. Pavlloviq.
Dr. Dejan Stojanoviq, specialist i mjekësisë urgjente në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc gjithashtu beson se propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë është me vend.
– Unë mendoj se mjekët duhet të paguhen për performancën, sepse nuk është e drejtë që mjeku me dhjetë pacientë të paguhet njëjtë me një mjek që ka njëqind pacientë – thekson Stojanoviq.
Ai është i mendimit se mjekët duhet të paguhen më tej në përputhje me numrin e operacioneve, përkatësisht me numrin e pacientëve të shëruar.
Nga janari i këtij viti punonjësit e sektorit shtetëror morën një rritje të pagave prej 12.5 përqind. Për punonjësit shëndetësor, kjo do të thotë që paga bazë e mjekut tani është 125.960 dinarë.