PARALAJMËROHEN TË DHËNAT PËR NUMRIN E SERBËVE DHE SHQIPTARËVE NË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 21. shkurt 2023. Se sa serbë dhe sa shqiptarë ka në komunën e Bujanovac do të bëhet e ditur më 28 Prill, kur Enti statistikor republikan (ERS) do të publikojë rezultatet e regjistrimit sipas përkatësisë kombëtare. Rezultatet përfundimtare të paralajmëruara, pas 20 vjetësh do t’i përgjigjen pyetjes se sa shqiptarë jetojnë në Serbinë qendrore.
Sipas Planit të publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit, të realizuar vitin e kaluar, më 11 maj do të publikohen të dhënat për njësitë banesore, më 25 maj rezultatet mbi moshën dhe gjininë e popullësisë, ndërkaq të gjitha të dhënat e tjera do të publikohen në mënyrë periodike deri më 28 dhjetor
Të dhënat zyrtare për strukturën etnike në komunën e Bujanovac mungojnë që nga regjistrimi i vitit 2002, sepse shqiptarët bojkotuan regjistrimin e vitit 2011. Regjistrimi i fundit ka nxitur reagime dhe spekulime mbi numrin e shqiptarëve në jug të Serbisë, që nga miomenti kur politikanët e këtushëm publikuan numrin prej 100,000 shqiptarësh, duke numëruar të gjithë të regjistruarit, ndërsa zyrtarët e ERS vlerësuan se janë 40.000 më pakë.
Rezultatet paraprake të publikuara në fund të vitit treguan se komuna e Bujanocit ka 42.634 banorë, që është 12.050 më pak se numri i regjistruar (54.684).
Sipas po këtyre të dhënave, popullsia totale në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë është 84,169 banorë, ndërkaq janë regjistruar 123.852.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *