LUBISAVLJEVIQ: DO TA BLLOKOJMË KOMUNALINË DHE KOMUNËN NËSE RAKOCI MBETET ENDE PA UJ

Bujanoc, 22. shkurt 2023. Për shkak se banorët e fshatit Rakovc me javë të tëra nuk kanë ujë, Dejan Ljubisavljeviq, nënkryetar i Bashkësisë Lokale të Rakocit, u tha autoriteteve të NP “Komunalia” se banorët e Rakovcit janë të gatshëm të bllokojnë Komunën dhe ndërmarrjen komunale, nëse së shpejti nuk vie deri te normalizimi i furnizimit me ujë.

– Është koha e fundit që drejtori i NP “Komunalia” Ruzhdi Halili të merret me problemin e furnizimit me ujë në Rakoc. Me ngrohjen e parë të motit, ka gjithnjë e më pak ujë. Tashmë gjatë ditës, njerëzit në katet e larta nuk kanë as një pikë ujë. Pyesim se çfarë na pret muajve të verës, nëse nuk kemi ujë tani në shkurt – thotë Dejan Lubisavleviq, këshilltar nga lista “Aleksandar Vuçiq – Së bashku mund të bëjmë gjithçka” në Kuvendin e Bujanocit dhe nënkryetar i BL Rakoc.

Siç thotë ai, autoritetet kanë premtuar vazhdimisht zgjidhjen e problemit, por premtimet e tyre nuk u besohen më.
Sipas tij, njerëzit nuk duan dhe nuk do të vuajnë më, sepse paguajnë rregullisht faturat e ujit ndërsa marrin ajër.
Bujanovaçke disa herë kanë shkruar për ujësjellësin në Rakovc dhe nuk është hera e parë që kanë paralajmëruar bllokadë nga ky fshat, të pakënaqur me punën e NP “Komunalia”.

– Nëse në një të ardhme të afërt nuk normalizohet furnizimi me ujë në Rakovc, ne jemi të gatshëm për t’i bllokuar sërish Komunën dhe “Komunalinë” – shton Lubisavleviq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *