MINISTRAT NËNSHKRUAN PROTOKOLIN E KONTROLLEVE KUFITARE NË VENDKALIMIN MIRATOC – LLOJAN, AFËR PRSHEVËS

Bujanoc, 22. shkurt 2023. Ministri i punëve të brendshme i Republikës së Serbisë, Bratisllav Gashiq dhe kolegu i tij nga Maqedonia e Veriut, Oliver Spasovski, nënshkruan sot në Beograd Protokollin për mënyrën e kryerjes së kontrolleve kufitare në pikën e përbashkët kufitare “LLojan – Miratoc”, afër Preshevës.
Ministrat theksuan se shërbimet kufitare serbe dhe maqedonase tradicionalisht bashkëpunojnë mirë dhe se Protokolli i nënshkruar do të kontribuojë në një rregullim më të detajuar të mënyrës së kryerjes së kontrolleve kufitare në këtë pikë të përbashkët kufitare dhe do ta bëjë bashkëpunimin më të fortë dhe më efikas.

Sipas Gashiqit, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë në të njëjtën rrugë të parandalimit të migrimit të parregullt dhe çelësi për zgjidhjen e këtij problemi është bashkëpunimi solid dhe puna e përbashkët, e cila është në interes të qytetarëve të të dy vendeve.
“Policia jonë ka treguar se është një partner i besueshëm në luftën kundër migrimit ilegal dhe luftën kundër krimit ndërkufitar”, tha Gashiq.
Ministri maqedonas theksoi se gjendja e sigurisë në kufijtë shtetërorë të Maqedonisë është stabile dhe pa ndryshime të dukshme.
Gjatë vitit 2022, shtoi ai, ka pasur një trend prej 31.22 për qind rritje të tentativave për kalim të paligjshëm dhe janë parandaluar 27.391 tentativa për kalim të paligjshëm të kufirit.
Sipas tij, ky trend ka vazhduar edhe në janar të këtij viti.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *