PAVARËSIA E KOSOVËS SOT FESTOHET EDHE NË BEOGRAD

Bujanoc, 22. shkurt 2023. Sot në Beograd do të festohet 15 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd. Për Bujanovaçke është konfirmuar se në festë do të marrë pjesë edhe deputeti i Bujanocit Shaip Kamberi.

Sipas agjendës, të siguruar nga Luginalajm, festimi i 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të mbahet në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.

Nikoqir është shefi i Zyrës, Jetish Jashari.

Diplomatët e huaj dhe përfaqësues të Luginës së Preshevës, siç e quajnë shqiptarët zonën e Bujanocit dhe Preshevës, janë të ftuar në festën e 15 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *