Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 23 shkurt 2023. Pasi banorët e Rakocit kanë paralajmëruar bllokimin e NP Komunalia dhe Komunës së Bujanocit, për shkak të furnizimit të dobët me ujë në fshat, drejtori i ndërmarrjes komunale Ruzhdi Halili është përgjigjur se “askush nuk do të bllokojë asgjë”, dhe nëse kjo ndodh do të thërrasin policinë, kështu që të gjithë do të ndëshkohen.
Sipas Halilit, nuk ka arsye për bllokadë, sepse problemi me ujësjellësin në pjesën drejt Sërpska kuqës është zgjidhur para dy ditësh.
– Problemi me ujin u zgjidh pardje, pompa e vendosur në tubacionin që shkon drejt këtij fshati, kishte punuar pa ndërprerje për shkak të defektit, tani është zgjidhur ai problem – tha Halili sot për portalin tonë.
Se gjendja në terren nuk është krejtësisht në rregull, dje e ka konfirmuar edhe Dejan Lubisavleviq, nënkryetar i Bashkësisë Lokale të Rakocit, i cili të mërkurën përmes portalit tonë i ka thënë autoriteteve të NP “Komunalia” se Rakocasit janë të gatshëm të bllokojë Komunën dhe Komunalinë, nëse furnizimi me ujë nuk normalizohet shpejt.
– -Është koha e fundit që drejtori i NP “Komunalia” Ruzhdi Halili të merret me problemin e furnizimit me ujë në Rakoc. Me ngrohjen e parë të motit, ka gjithnjë e më pak ujë. Tashmë gjatë ditës, njerëzit në katet e larta nuk kanë as një pikë ujë. Pyesim se çfarë na pret muajve të verës, nëse nuk kemi ujë tani në shkurt – kishte thënë Lubisavleviq.
Siç thotë ai, autoritetet kanë premtuar vazhdimisht zgjidhjen e problemit, por premtimeve të tyre më nuk mund t’u besohet.