PAGA NË VRANJË 500, NDËRSA NË VRAÇAR 1.350 EURO, DUHET T’I NIVELIZOJMË PATJETËR

 

Bujanoc, 24 shkurt 2023. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se shteti duhet të punojë për zhvillimin e barabartë rajonal dhe nivelizimin e pagave në Beograd dhe në jug të Serbisë. “Pagat në Vraçar së shpejti do të jenë 1350 euro ndërkohë pse dikush në Vranjë të punojë për 500 euro. Duhet t’i nivelizojmë, jugun e Serbisë duhet ta bëjmë atraktiv”, tha Vuçiq në hapjen e fabrikës Kontinental dje në Kaq afër Novi Sadit.
– Pres rritje të investimeve nga SHBA. Sa i përket jugut të Serbisë, ne kemi investuar më shumë se më parë, por disi të gjithë po vijnë mes Beogradit dhe Novi Sadit – tha Vuçiq.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga nëntori i vitit të kaluar, paga mesatare në Vranjë ishte 60.489 dinarë, ndërsa në Bujanoc 53.221 dinarë.
Vetëm banorët e Qarkut të Jabllanicës kanë paga më të ulëta (57.173 dinarë në muaj) se banorët e rrethit Pçinja ( me 58.705 dinarë).




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *